FNA: Rektorët e universiteteve të RMV-së duhet t’u shërbejnë vetëm studentëve, jo politikanëve

    Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) sot ka mbajtur konferencë për media në lidhje me demonopolizimin e universiteteve publike në Maqedoninë e Veriut. Sipas FNA-së, përveç faktorëve politik dhe ekonomik të cilët shpesh herë janë të pashmangshme për shkak të rrethanave në vendin tonë, një ndër faktorët më shqetësues është tendenca dhe apetiti i disa personave në krye të këtyre institucioneve, gjegjësisht rektorëve, për t’i “privatizuar” ato në mënyrë që në asnjë moment të mos ju rrezikohet pushteti absolut që shumica prej tyre kanë arritur të krijojnë në institucionet me të cilat udhëheqin, njofton Nistori.

    FNA thotë se, rektorët që udhëheqin me institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë pa pasur vizion e as strategji zhvillimi. Ku më shumë se gjysma e rektorëve të universiteteve publike në vend, janë në këto pozita për më shumë se dy mandate, ndërsa disa të tjerë edhe për 10 vite.

    “Si përfaqësues të sektorit civil, konsiderojmë se arsimi është shtylla e një populli dhe si e tillë duhet të ketë vëmendjen e të gjithë institucioneve dhe faktorëve tjerë në shoqëri.

    Për këtë arsye kërkojmë:
    1
    . Krijimin e një bordi të pavarur që do të bëj matjen e suksesit të universiteteve publike
    në vendin tonë. Kësisoj, të bëhet demonopolizim i Arsimit të Lartë duke parandaluar
    rizgjedhjen në detyrë të rektorëve që janë dëshmuar si të paaftë në udhëheqje të
    universiteteve publike.
    2. Politika t’i mbajë larg duart nga procesi i zgjedhjeve për rektor në universitetet publike
    në Maqedoninë e Veriut. Udhëheqësit e institucioneve arsimore në vend të ju shërbejnë
    vetëm studentëve, jo politikanëve.
    3. Të ndalojë praktika e zgjedhjes së rektorit nga ana e një grupi të caktuar të mbyllur
    në një dhomë të kampuseve të universiteteve. Kandidatët për rektor të paraqesin
    program dhe strategjinë e tyre për zhvillimin e universitetit para studentëve dhe
    profesorëve.”

    Nga FNA shtojnë se, universitetet publike në Maqedoninë e Veriut duhet të jenë të hapura, transparente dhe cilësore. Andaj, konsiderojmë se shoqëria civile nuk duhet të qëndrojë e heshtur kundrejt degradimit të cilësisë në Arsimin e Lartë në RMV. Ne, shoqëria civile në Maqedoninë e Veriut shprehim gatishmërinë me të gjitha kapacitetet tona të japim kontribut në zbutjen e këtij fenomeni, të cilit pasojat i ndjenë çdo ditë studentët. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: Do ta japim mbështetjen tonë për popullin ukrainas

    Lajmi i rradhës

    Lufta në Ukrainë rikthen pamjet e Luftës II Botërore (Foto/Lajm)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë