Fondi Shëndetësor blen vetura luksoze në kohë pandemie

    Deputeti Igor Zdravkovski nga VMRO-DPMNE akuzon se Stevo Krstevski, drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në kohë krize shëndetësore dhe ekonomike ka harxhuar 82,600 euro për të blerë dy vetura luksoze, në vend që të sigurojë automjete për Ndihmën e Shpejtë, përcjell Nistori.

    Nga Fondi Shëndetësor për Plusinfo thonë se nuk është çështje luksi, por se automjetet që i kanë aktualisht në dispozicion janë të vjetra dhe se shumë para janë harxhuar për riparimin e tyre, kështu që ata janë detyruar të blejnë të reja. Herën e fundit, siç thonë nga Fondi, dy automjete janë blerë në vitin 2014.

    “Njerëzit mbledhin donacione për ilaçe nëpërmjet mesazheve, mjekët i mbajnë pacientët në krahët e tyre, sepse nuk ka vetura ambulance, ka mungesë të insulinës dhe “klexan”, ndërsa Krstevski nga Fondi blen vetura luksoze”, shprehet deputeti Zdravkovski.

    Ai dyshon se vetëm për një luks të tillë në pandemi, qeveria dëshiron të vendosë taksa më të larta në mënyrë që të mund të kënaqet në kurriz të njerëzve.

    Irfan Limani, drejtor i departamentit të komunikimit të Fondit Shëndetësor, i pyetur nga Plusinfo për blerjen e veturave të shtrenjta, është shprehur se gjatë përzgjedhjes së kompanisë që e cila do sigurojë veturat, Fondi niset nga kriteri i çmimit më të ulët. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Në RMV fillon edhe vaksinimi i personave me sëmundje të rralla

    Lajmi i rradhës

    Ministri Shaqiri për të punësuarit në administratë: Do të punësohen kandidatët më të mirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë