Sot filloi vaksinimi i personave me sëmundje të rralla të regjistruara në Regjistrin Qendror për Sëmundje të Rralla, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell Nistori.
Përveç personave me sëmundje të rrallë, vaksinohen edhe prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve nga ky regjistër, që ka rreth 60 diagnoza të ndryshme për sëmundjet e rralla.
“Përveç këtyre personave, do të vaksinohen edhe pacientët me Fibrozë Cistike. Në këtë kategori do të vaksinohen edhe prindërit dhe kujdestarët e të miturve me Fibrozë Cistike. Vaksinimi do të kryhet në ditët e ardhshme në pikat e vaksinimit në “A1 Arena Boris Trajkovski” në Shkup”, thonë nga ministria. /Nistori/