Forca të shtuara të Policisë në veri të Kosovës

    Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë parë në veri të vendit, saktësisht në Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan.

    Po ashtu mësohet se një grup i qytetarëve serbë janë grumbulluar para komunave, megjithatë nuk dihen arsyet e grumbullimit. Aty janë parë edhe ish zyrtarë të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb.

    Gjithashtu raportohet se është lëshuar alarmi në qendër të qytetit ku janë të vendosura objekti i komunës dhe stacioni policor.

    Telegrafi ka provuar të marr përgjigje lidhur me këtë nga Policia e Kosovës, por të njëjtit nuk janë përgjigjur. 

    Lajmi Paraprak

    Bytyqi: TVSh-ja për energjinë elektrike gradualisht do të kthehet në 18 përqind

    Lajmi i rradhës

    DIHA: Shqetësuese mungesa e fuqisë punëtore në Shqipëri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë