FORUMI I PRESPËS | Kovaçevski: Deri në vitin 2030 vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë gjithçka për të hequr kufijtë me BE-në

    Qëllimi politik i Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi i plotë në BE, sepse vendi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, ndërsa nismat rajonale janë një nga mënyrat e bashkëpunim më të mirë në rrugën e anëtarësimit të plotë në union, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën “Bashkëpunimi i sinqertë rajonal e mban rajonin stabil” në kuadër të “Forumit të Prespës”, që mbahet për të dytën ditë në Strugë, njofton AIM, përcjell Nistori.

      Ai theksoi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor po shkojnë në atë drejtim dhe në atë rrugë sepse, siç tha, rajoni sot ka potencialin e nevojshëm lider për të marrë vendime të tilla. Ai beson se duhet të dyfishohen përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të marrë mbështetjen e partnerëve evropianë për të përshpejtuar procesin integrues.

      “E theksoj këtë sepse mesazhet e partnerëve tanë strategjikë nga BE-ja nuk kanë qenë kurrë më të qarta, se deri në vitin 2030 është i mundur zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se tani praktikisht na takon neve se si do të lëvizin proceset në rajon”, thotë Kovaçevski.

      Ai vuri në dukje se lufta në Ukrainë i kujtoi Evropës se ka një zbrastirë gjeostrategjike në kontinentin evropian dhe siç tha Kovaçevski, nuk duhet harruar se lufta në Ukrainë po zhvillohet vetëm 700 kilometra larg vendit tonë.

      Në fjalimin e tij, Kovaçevski theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor, aspiratat e të cilave për të hyrë në BE nuk janë të diskutueshme, por secili prej vendeve ka kapacitete të ndryshme për t’iu rezistuar tendencave jodemokratike, të cilat vijnë nga jashtë,ndërsa kryesisht për shkak të ritmit të ndryshëm të demokratizimit të vendeve.

      “Kjo zbrastirë gjeostrategjike është një derë e hapur për erërat, të cilat tashmë po shkatërrojnë stabilitetin e Ballkanit të brishtë Perëndimor, por edhe të BE-së, forca e së cilës nuk është vetëm në shoqërimin e shteteve të fuqishme ekonomikisht, por, mbi të gjitha, në bashkimin e të gjitha shteteve të mëdha dhe të vogla”, thotë Kovaçevski.

      Ai tha se deri në vitin 2030 vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë gjithçka për të hequr kufijtë me BE-në.

      Kryeministri i RMV-së vuri në dukje se në kuadër të Iniciativës për Ballkan të Hapur dhe Procesit të Berlinit janë duke punuar dhe potencuar përfitimet nga krijimi i tregut të përbashkët rajonal, pastaj njohja e diplomave, lejeve të punës, lëvizja e lehtë e njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.

      “Por ne do të kemi gjithmonë synimin parësor, që është bashkimi me familjen evropiane të kombeve dhe shteteve. Lufta në kontinentin evropian ngriti alarmin se vetëm një Evropë e bashkuar së bashku me Ballkanin Perëndimor është një Evropë e qëndrueshme dhe e sigurt, gjithçka tjetër është pjesë e zgjidhjes, ndërsa edhe jo vetë zgjidhja, e cila është ajo që na duhet të gjithëve”, thotë Kovaçevski.

      Ai tha se ky proces duhet të stimulojë edhe mbylljen e çështjeve dypalëshe kudo që është e nevojshme. Në fjalimin e tij ai theksoi se është mirë që Evropa e ka Dialogun e Prespës, si një marrëveshje e mirë dhe funksionale, e cila promovon zgjidhjen e çështjeve të hapura përmes dialogut të hapur ndërmjet palëve, pa cenuar përcaktimet identitare të një vendi.

      “Doli se zgjidhjet politike janë zgjidhje edhe për ekonominë, gjegjësisht se vendimet e vështira janë edhe për ekonominë në drejtim pozitiv”, thotë Kovaçevski.

      Ai vuri në dukje se vetëm vitin e kaluar vendi ynë regjistroi më së shumti investime të huaja dhe vendase dhe nivelin më të lartë të mbështetjes për kompanitë vendase për një cikël të ri investimesh, më pas pati rritje të pagave, paga minimale me 100 për qind krahasuar me pesë vjet më parë, pensionet nga mbi 40 për qind dhe kjo, siç tha Kovaçevski, është rezultat i stabilitetit të arritur në vend.

      Ai iu referua edhe bashkëpunimit me vendet e nismës Ballkani i Hapur, ndërsa këtë vit pikërisht për shkak të bashkëpunimit të mirë me Bullgarinë, Serbinë dhe Shqipërinë, u tejkaluar edhe problemi i energjisë elektrike. Për shkak të bashkëpunimit të mirë është rritur edhe eksporti i mallrave nga Maqedonia dhe Shqipëria drejt Serbisë dhe është tejkaluar problemi me transportin. Shifrat tregojnë se ka një bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e turizmit, si dhe se është më e lehtë të punosh në këto vende. Qëllimi i tyre i përbashkët në periudhën e ardhshme do të jetë krijimi i një tregu të përbashkët rajonal, me qëllim të tërheqjes së investimeve të huaja, dhe me këtë, siç thotë Kovaçevski, sigurojmë konkurrencë më të madhe të vendeve të këtij rajoni.

      Kryeministri Kovaçevski tha se vendi ynë po zhvillohet dhe po ndërtohet me autostrada të reja, korridore, hekurudha drejt vendeve fqinje dhe siç tha ai, vendi ynë po bëhet udhëkryq në Ballkan.

      Lajmi Paraprak

      Personat pa shtetësi më në fund u bënë të dukshëm për sistemin / Cilat janë ndryshimet e reja ligjore?

      Lajmi i rradhës

      Pendarovski: Ritmi i ngadalësuar i eurointegrimeve është kërcënim për Ballkanin

      Lajme tjera

      Bashkohu

      Informohu në kohë