Aliu: Aleanca për Shqiptarët duhet ta provojë vet në zgjedhjet e ardhshme

    “ASh-ja flet pa doreza” – Aliu thotë se duhet të dalin të vetëm në zgjedhje

    Sipas Azir Aliut nga Aleanca për Shqiptarët, kjo parti duhet të dalë e vetme në zgjedhjet e ardhshme dhe jo në një listë të përbashkët me LSDM-në dhe BDI-në, përcjell Nistori.

    “E bukura e Aleancës për Shqiptarët është se ne flasim hapur dhe pa doreza edhe në media dhe në parti brenda, edhe kur jemi në kafe. Kështu që po, flasim zëshëm dhe secili ne japim mendimin tonë pavarësisht se ndonjëherë nuk dakordohemi brenda, por gjithsesi jemi të zëshëm dhe analizojmë të gjitha proceset që janë pozitive dhe negative… Tani për tani Aleanca ka dhënë kontribut si në opozitë dhe pozitë, kështu që duhet ta provojë vet”, tha Aliu në ClickPlus në TV21.

    Aliu: Nuk jemi pishman që jemi bërë pjesë e Qeverisë, është dashur të punojmë më shumë

    Aliu thotë se si subjekt politik aspak nuk janë penduar (pishman) që janë bërë pjesë e Qeverisë.

    Në ClickPlus ai tha se bërja pjesë e Qeverisë në vitin e fundit të mandatit, ka kërkuar punë më shumë.

    “Pishman jo, vetëm se është dashur të punohet më shumë se sa të kishim një mandat 4-vjeçar”, tha Aliu.

    Aliu i ASh-së i dërgon porosi BDI-së: Duhet të bëheni “update”

    Duhet të bëhen “update” dhe të kalojnë në opozitë, kështu thotë për Bashkimin Demokratik për Integrim, ministri Aliu.

    “U duhet të bëhen “update” në opozitë, opozita është e shëndoshë”, tha Aliu.

    Megjithatë më tej tha se kanë raporte korrekte dhe se shprehin haptazi nëse kanë “këndvështrime të ndryshme për çështje të caktuara”.

    Kosova është më e digjitalizuar se Maqedonia e Veriut

    Sfidë të veçantë në punën e tij, e konsideron digjitalizimin e institucioneve dhe shërbimeve administrative.

    Ministri thotë se edhe pse në përgjithësi duket se jemi shtet më i digjitalizuar, për Kosovën thotë se ka shërbime më të mëdha për qytetarët.

    “Jemi shteti që është më pak i digjitalizuar. Ja ta marrim Kosovën, është më e digjitalizuar se ne. Në fund të ditës, qytetari nuk ka shërbime të digjitalizuara në Maqedoni”, tha Aliu.

    “Shtatë maqedonas u bënë shqiptarë” – Aliu tregon mënyrën e parandalimit të keqpërdorimit të përkatësisë etnike në punësime

    Nuk e ka një numër të saktë se sa raste të abuzimit të përkatësisë etnike janë detektuar, por ministri tregoi mënyrën e parandalimit të këtij fenomeni në Maqedoninë e Veriut.

    “Ju që të punësoheni në administratë do të keni një profil në agjencinë e administratës. Duke e hapur këtë profil dhe duke notuar nacionalitetin tuaj, ky do tju ngele gjithë jetës kështu besoj se është një hap shumë i mirë për të parë të paktën që po që se abuzon ndokush më vonë, ne do të kemi një pasqyrë të qartë”, tha Aliu.

    Megjithatë përmendi rastet që i ka mësuar nga mediat ku “7 maqedonas janë deklaruar si shqiptarë” me qëllim që të sigurojnë një vend pune në administratën publike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ulet prodhimtaria e gështenjës në Dibër

    Lajmi i rradhës

    Berisha, beteja e radhës apo e fundit?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë