Fqinja e Gruevskit si dëshmitare në rastin “Parcelat në Vodno”

    Ka vazhduar gjyqi për rastin “Parcelat në Vodno”, ku në mesin e të pandehurve është edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski. U dëgjuan dëshmitarët e prokurorisë.

    Ata folën për banesat në rrugën Bihaqka, për të cilat aktakuza pretendon se i përkisnin Gruevskit, por që ishin blerë me një emër tjetër.

    Dëshmi të tilla ka dhënë Tatjana Stojanovska, sekretare e një biznesmeni, e cila ka thënë se në objektin e përmendur ka një banesë në emër të saj dhe një tjetër pranë saj, në emër të kompanisë së saj. Por, ajo tha se vetëm supozon se Gruevski qëndron prapa banesave.

    Dëshmoi edhe fqinja Biserka Jovkovska, e cila së bashku me bashkëshortin e saj blenë një apartament në të njëjtin kat, të cilin më pas e shitën përmes personave, për të cilët tha se ishin ndërmjetësues të Gruevskit./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike para bazës së EVN-së në Gjorçe Petrov

    Lajmi i rradhës

    Ku po shkon Kina e Xi Jingping-ut?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë