Protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike para bazës së EVN-së në Gjorçe Petrov

    Sot banorët e fshatit të Gërçecit dhe Krushopekit përsëri kanë protestuar para bazës së EVN-së në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit. Ata protestojnë kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike dhe ndaj kompanive tjera energjetike, njofton Nistori.

    Sipas burimeve të Nistorit, protesta që po zhvillohet sot vjen jo vetëm për shtrenjtimin e rrymës elektrike, por edhe problemet tjera të mëdha që kanë banorët e kësaj zone me rrymën elektrike. Banorët kërkuan që sa më shpejt të zgjidhen problemet me rrymën elektrike, duke marrë parasysh krizën me pandeminë, por edhe krizën ekonomike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bujar Baftijari u zgjodh kryetar i këshillit komunal të Zhelinës me mbështetjen e ASh-së dhe LSDM-së

    Lajmi i rradhës

    Fqinja e Gruevskit si dëshmitare në rastin “Parcelat në Vodno”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë