Franca mbështet bisedimet mes RMV-së dhe Bullgarisë

    Franca do të vazhdojë të mbështesë integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme franceze, Klement Bene, ka bërë të ditur se një nga prioritetet e kryesimit të Unionit do të jetë zgjerimi.

    “Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën e integrimit evropian. Ne gjithashtu mbështesim bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që kanë vazhduar ditët e fundit në aspektin e progresit në proces”, tha Klement Bene – Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës.

    Ambasadori francez në vend, Syril Bomgartner, vlerëson se me qeverinë e re bullgare ka sinjale inkurajuese dhe vendi i tij është në dispozicion nëse nevojitet. Ai shton se ka dialog mes Shkupit dhe Sofjes, dhe për momentin nuk ka nevojë për ndërmjetësim apo ndërhyrje të palës së tretë. Ambasadori i BE-së, David Gir përsëriti se Brukseli dëshiron të fillojë negociatat sa më shpejt të jetë e mundur.

    “Ajo që duhet të bëjmë tani është si vijon: vullneti politik dhe kapaciteti politik për të ekzistuar në dy vendet në fjalë, dhe mendoj se ky kusht është përmbushur sot. Tani ai bashkëpunim duhet të vendoset dhe ne jemi këtu për t’i shoqëruar ata në përpjekjet e tyre, si evropianë”, u shpreh Siril Bomgartner – Ambasador i Francës.

    “I inkurajojmë të dyja vendet që të vazhdojnë të jenë të përkushtuara, të bëjnë përpjekje që përfundimisht të zgjidhen çështjet e hapura mes dy vendeve, dhe këtë inkurajim e shohim me vizitën e kryeministrit Petkov së shpejti këtu”, tha David Gir – Shef i Misionit të BE-së.

    Kryeministri bullgar konfirmoi vizitën e tij në vend të martën, ku pritet të dëgjohen qëndrimet e tij për bisedimet mes dy vendeve./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Këshilla të dobishme si ta ndihmoni fëmijën tuaj të kalojë frikën nga errësira

    Lajmi i rradhës

    Shtyhet fillimi i gjykimit për profesorin që rrahu me boks hekuri nxënësin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë