Shtyhet fillimi i gjykimit për profesorin që rrahu me boks hekuri nxënësin

    Fillimi i gjykimit ku i akuzuar është profesori i Gjimnazit Ibrahim Temo që rrahu me boks hekuri nxënësin është anuluar për më 24 janar, njoftoi gjykatësi i lëndës Adi Useini. Procesi gjyqësor u anulua me kërkesë të mbrojtjes, të cilët kanë kërkuar ekspertizë nga ana e neuro-psikiatrit.

    Si dëshmitarë janë propozuar edhe tre nxënës, të cilët ishin dëshmitarë të vetë ngjarjes. Ndryshe Prokuroria Themelore e Strugës më 30 dhjetor ka sjell propozim vendim kundër profesorit 57 vjeçar, për veprën penale “dhunë”./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Franca mbështet bisedimet mes RMV-së dhe Bullgarisë

    Lajmi i rradhës

    Paralajmërohet anulimi për blerjen e autobusëve të rinj, në qarkullim kthehen autobusët e vjetër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë