Fronti opozitar pyet Ali Ahmetin: A do të kishit folur maqedonisht nëse opozita shqiptare nuk do të ishte bashkuar?

    Komunikata e plotë e Frontit opozitar shqiptar (Alternativa, Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike) për Nistorin:

    Pas intervistës së mbrëmshme të Ali Ahmetit, ku ai u përpoq të tregojë se e njeh gjuhën maqedonase, duam të njoftojmë si në vijim:

    Ndoshta është koha për tezën e radhës – BDI-ja po ia kthen shpinën LSDM-së dhe e fillon fushatën për t’i pëlqyer Levicës dhe VMRO-DPMNE-së. A e kanë krerët e BDI-së më të rëndësishme mbrojtjen e pronës së fituar në mënyrë të paligjshme sesa fillimin e negociatave me BE-në?

    Çfarë pritet të ndodhë më pas? A do të bëhen komitë ekipi rreth Ahmetit? Pyetja shpërblyese është se a do të kishte folur Ali Ahmeti maqedonisht nëse opozita shqiptare nuk do të ishte bashkuar?

    Ky perversitet politik i BDI-së do të ndëshkohet nga shqiptarët. Nuk vendos më as LSDM-ja, as VMRO-DPMNE-ja, por vendosin shqiptarët se kush do ta përfaqësojë zërin e tyre pas zgjedhjeve të ardhshme.

    Lajmi Paraprak

    Osmani: Nuk jam takuar me Gruevskin në Budapest

    Lajmi i rradhës

    Kërkohet transparencë për harxhimin e parave shtetërore gjatë udhëtimeve jashtë RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë