Fuçia e naftës mbi 110 dollarë, paralajmërohet shtrenjtim i derivateve dhe i prodhimeve ushqimore

    Metodologjia mbetet e njëjtë, çmimet e derivateve do të ndryshohen një herë në javë, deklaroi për televizionin Alsat zëvendëskryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Lirim Sulejmani. Ai shtoi se situata aktuale me krizën ekonomike botërore është dinamike dhe e ndjeshme, por ata po i ndjekin zhvillimet.

    Sipas Sulejmanit, çmimet e naftës në vend kanë qenë më të ulëta krahasuar me rajonin, ndërsa nëse ka ndryshime drastike, si institucion do të ndërmarrin masa, deklaroi Lirim Sulejmani, zëvendëskryetar i KRrE-së.

    Ndryshe, çmimi në bursat botërore për një fuçi naftë ka arritur mbi 110 dollarë. Ekspertët paralajmërojnë se pritet rritje e re e çmimit të derivateve, e cila do të shkaktojë edhe shtrenjtimin e çmimit të produkteve ushqimore, tha Lirim Sulejmani, zëvendëskryetar i KRrE-së.

    Lajmi Paraprak

    Vlerë e ulët e kriptovalutave pas tensioneve globale, RMV mes tregjeve më aktive në rajon

    Lajmi i rradhës

    Protesta në të gjithë ShBA-në kundër Donald Trump-it

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë