Gashi hodhi poshtë informatat për një takim të mundshëm me Zaevin

    Kryetari i Alternativës Afrim Gashi i hodhi poshtë informatat se sot ka pasur takim me kryetarin e LSDM-së dhe kryeministrin Zoran Zaev. Gashi, tha se “nuk kam pasur takim me Zoran Zaevin dhe se informatat që qarkullojnë nëpër portale nuk janë të vërteta”.

    Në bisedë telefonike, Gashi pranoi se ka thirrur mbledhje të Kryesisë së ngushtë të partisë.

    “Kemi mbledhje të kryesisë së ngushtë sot, jo të kryesisë qendrore, por këto takime janë të shpeshta dhe nuk mendoj se janë për konsum të opinionit”, deklaroi Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

    I pyetur se cila do të jetë temë diskutimi në kryesi, ai tha se do të bisedohen çështje të brendshme partiake.

    Nga ana tjetër, mësojmë se ditët e fundit në Alternativa “vlon” nga pakënaqësitë të shkaktuara nga rezultatet e dobëta në zgjedhjet lokale. Sipas informatave jozyrtare, pakënaqësitë më të mëdha vijnë për përgjysmimin e votave të marra nga Alternativa krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare, posaçërisht në komunat në rrethin e Shkupit si dhe në Kumanovë e Likovë. Për këto arsye, nuk përjashtohet mundësisë që të diskutohet edhe çështja e përgjegjësisë. Nga Alternativa gjithsesi thonë se qëndrimet e partisë do të bëhen publike pas analizave të brendshme partiake./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Sa zgjat helmimi nga ushqimi

    Lajmi i rradhës

    Çështja e Zaevit si kryeministër vazhdon të mbetet “status-quo”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë