Kasami: Tetovës i duhet ndryshim dhe ai ndryshim do të bëhet nëpërmjet Lëvizjes Besa

    Puna e hajrit duket prej në fillim, do jetë e mbarë se nijetin e kemi të mirë!

    Lëvizja Besa fushatën për zgjedhjet lokale sonte e filloi nga qyteti i Shkupit, ku edhe promovoi kandidatët për kryetar komunash dhe listën e këshilltarëve. Të pranishmëve me fjalim i’u drejtua kryetari, Bilall Kasami, njëherit edhe kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës, përcjell Nistori.

    Kandidati për komunën e Tetovës dhe njëherit kryetar i partisë Besa, Bilall Kasami deklaroi se Tetovës i duhet ndryshim dhe ai ndryshim do të bëhet nëpërmjet Lëvizjes Besa.

    “E dimë se shumica e qytetarëve për shkak të keqmenaxhimit të deritanishëm nga oponentët tanë, kanë humbur besimin tek pushteti lokal. Në këto zgjedhje ne ju ofrojmë një model të ri komunave urbane dhe rurale. Do të rikthejmë besimin e qytetarit tek komuna që gjithkush ta shoh komunën si shtepinë e vetë”, ka deklaruar Kasami.

    Ai më tej ka shtuar se do të jetë transparent në menaxhimin e mjeteve financiare publike dhe se me fitoren e Besës keqperdorimeve financiare në komunë do t’iu vjen fundi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sela në Shkup: E bëmë ligjin për shtetësi duke qenë në opozitë, imagjinoni po të jemi në pushtet

    Lajmi i rradhës

    Gashi: Më 17 tetor e plotësojmë edhe gjysmën tjetër të fitores

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë