Gashi: Më 17 tetor është shansi i fundit për të sjellë ndryshimin

    Kryetari i Alternativës Afrim Gashi nga Çairi tha se po habitet me një politikan i cili është bërë edhe zv/kryeministër dhe i cili në pleqëri ka filluar të bëhet reper, përcjell Nistori.

    “O njeri, zv/kryeministër je leje repin. Unë e kam kaluar atë kur kam qenë tinejxher. A e shihni e çdo ditë të rinjtë po na ikin nga vendi, gjendja po vështirësohet, çmimet po hypin çdo dit, cilësia e jetës po bie, arsimi ka ra për toke, kultura, dhe në fushatë politike në vend se të merresh me programe dhe projekte, të merresh dhe të njollosësh opozitën e të merresh me muzikë në tubime politike mendoj se është jashtë çdo serioziteti, por çdokush e bën atë që e di më së miri”, u shpreh Afrim Gashi.

    Gashi shprehi një falënderim për të gjithë ata që në vitin 2017 kanë votuar për Zeqirija Ibrahimin.

    “Ata njerëz janë heronjtë e vërtet, ngase përskaj gjitha [presioneve, gjetën vullnetin, forcën për të votuar, 13.707 njerëz. Këtu do t’i përfshi edhe 975 vota të pavlefshme të cilët gjithashtu kanë qenë për ne e na i vodhën fitoren në 2017-tën. Ju lutem me 17 tetor ta ktheni hakun e Zekës te Bekimi, ta kthejmë fitoren aty ku është te popullit, ta kthejmë dinjitetin tonë, të dëshmojmë se nuk i trembemi askujt”, u shpreh Gashi.

    Gashi tha se katër vite nuk është parë asgjë në Çair, vetëm shkatërrime, uzurpime./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Më mirë për Tetovën”: Komuna e Tetovës ka qenë pa vizion dhe pa zgjidhje për menaxhimin e mbeturinave

    Lajmi i rradhës

    Atletja amerikane ngrit akt padi 20 milionë dollar kundër NIKE!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë