“Më mirë për Tetovën”: Komuna e Tetovës ka qenë pa vizion dhe pa zgjidhje për menaxhimin e mbeturinave

    Nisma qytetare “Më mirë për Tetovën” ka reaguar për keqmenaxhimin e pastrimit të bërllogut në Tetovë. Ata thonë se me rritjen e konsumit edhe sasia e bërllogut është rritur dukshëm, ndërsa komuna e Tetovës ka qenë e papërgaditur dhe pa vizion për tu përballuar me këtë problem dhe për të ofruar zgjidhje, përcjell Nistori.

    “Një nga njollat më të zeza të qytetit gjithë këto vite pa dyshim që është keqmenaxhimi me grumbullimin e bërllogut. Me rritjen e konsumit edhe sasia e bërllogut është rritur dukshëm, ndërsa Komuna e Tetovës ka qenë e papërgatitur dhe pa vizion për tu përballuar me këtë problem për të ofruar zgjidhje. Kjo gjendje është bërë e padurueshme për të gjithë qytetarët” thonë nga nisma.

    Ata shtojnë se në këshillin e ri një nga pikat kryesore në kuadër të ambientit të pastër do të jetë prioritet zgjidhja e këtij problemi. Me planifikim strategjik dhe dije bëhet. Një energji e re mund t’a bëjë Tetovën më të mirë për të gjithë ne. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Greqia dhe SHBA do ta nënshkruajnë protokollin e dytë të marrëveshjes për bashkëpunim të ndërsjellë mbrojtës

    Lajmi i rradhës

    Gashi: Më 17 tetor është shansi i fundit për të sjellë ndryshimin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë