Gashi: Nëse Zaevi ka dëshirë të sinqertë që ta shpëtojë shtetin nga ky ngërç, Alternativa do ta ndihmojë

    Kryetari i partisë Alternaiva, Afrim Gashi në një paraqitje publike ka thënë se në qoftë se kryeministri në dorëheqje ka dëshirë të sinqertë për ta shpëtuar shtetin nga ky ngërç, ne do ta ndihmojmë, përcjell Nistori.

    “Ne nuk treguam interes për të hyrë në qeveri. Por, për shkak se jemi në pozicionin në të cilin nga ne varet e ardhmja e afërt e shtetit, jemi marrë vesht të bisedojmë me Zoran Zaevin, kryeministrin në dorëheqje, ta dëgjojmë konceptin e tij për qeverinë e re, të bisedojmë sesi Alternativa mund të ndihmojë”, deklaron Gashi.

    Alternativa do të udhëhiqet nga pritjet e votuesve të saj, interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, si dhe interesat shtetërorë të cilat janë të lidhura ngushtë me qëllimet tona partiake dhe kombëtare.

    “Thellë jemi të interesuar për vazhdimin e kursit euroatlantik të vendit, për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë dhe për stabilitetin politik dhe ekonomik”, deklaron Gashi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Osmani: Kufomat nga aksidenti tragjik në Bullgari pritet të arrijnë javën e ardhshme

    Lajmi i rradhës

    Prokurori kërkon dënimin e Ikballe Berishës për shtytje në terrorizëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë