Osmani: Kufomat nga aksidenti tragjik në Bullgari pritet të arrijnë javën e ardhshme

    Të lënduarit në aksidentin e autobusit janë në gjendje të mirë dhe stabile shëndetësore. Dy të parët do të lëshohen nesër, më 27 nëntor, dy të tjerë më 28 nëntor, edhe dy më 30 nëntor dhe një person më 1 dhjetor. Shtetasi serb do të dërgohet në Serbi, ndërsa tanët në Shkup, në organizim të Ministrisë së Shëndetësisë, njoftoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, përcjell Nistori.

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani para medias tha se gjatë gjatë javës tjetër pritet të transferohen kufomat në RMV nga aksidenti tragjik në Bullgari. Osmani tha se shpenzimet për transport dhe ceremoninë mortore do të merren përsipër nga Qeveria.

    “Pritjet janë që gjatë javës së ardhshme, menjëherë pasi të mbarojnë procedurat për identifikim të viktimave, sipas informatave fillestare, mund të presim diku nga e marta ose e mërkura, por me mundësi edhe për ditë tjera, deri sa të kompletohet të gjitha procedurat e identifikimit”, tha mes tjerash Osmani. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Prokuroria e Maqedonisë nuk do të përfshihet në hetimet e aksidentit në Bullgari

    Lajmi i rradhës

    Gashi: Nëse Zaevi ka dëshirë të sinqertë që ta shpëtojë shtetin nga ky ngërç, Alternativa do ta ndihmojë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë