Gashi – Zaev: Alternativa do të zgjidhë krizën shëndetësore dhe energjetike në RMV | Nuk ka zgjedhje të parakohshme me 64 deputetë, Qeveria ka një shumicë të qëndrueshme deri në vitin 2024

    Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i Alternativës, Afrim Gashi në konferencën e sotme për media kanë bërë të ditur se me 64 deputetë kanë një shumicë të qëndrueshme parlamentare, si dhe një Qeveri stabile, e cila e kapërcen krizën politike në vend, përcjell Nistori.

    “Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Deri në vitin 2024 do të kemi një shumicë të qëndrueshme parlamentare me hyrjen e Alternativës në Qeveri. Kuadri nga Alternativa do të udhëheqë, pra do të ketë poste ministrore në ministritë e shëndetësisë, të shoqërisë informatike, do të ketë një ministër pa portofol për diasporën, si dhe tre pozita zëvendësministrore në ministritë e kulturës, arsimit dhe ndonëse ende nuk janë përcaktuar, në Ministria e Bujqësisë. Kuadri i Alternativës, do të menaxhojë edhe me MEPSO-n për tejkalimin e krizës energjetike. Qytetarët kanë nevojë për stabilitet, ne e realizojmë atë.” – theksoi sot kryeministri Zaev para medias.

    Lideri i Alternativës, Afrim Gashi theksoi se do të zgjedhin kuadrin më të mirë nga radhët e tyre për tejkalimin e krizës shëndetësore dhe energjetike në Maqedoni.

    “Shëndeti është një sfidë e madhe për ne, do të gjejmë zgjidhje me personel që do të kontribuojnë në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme, jo vetëm krizën me Covid-19. Gjithashtu do të ofrojmë zgjidhjet më të mira kadrore për zgjidhjen e krizës energjetike, do të zgjedhim stafin më të mirë për të menaxhuar MEPSO-n.” – tha Gashi ndër të tjera në konferencën e përbashkët për media me Zaevin. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kurti: “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një Ballkani që është i hapur ndaj ndikimeve të Rusisë dhe Kinës

    Lajmi i rradhës

    Një muaj paraburgim për personat e arrestuar në rastin “Subvencionet”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë