Një muaj paraburgim për personat e arrestuar në rastin “Subvencionet”

    Gjykata Themelore në Prishtinë më 5 dhjetor caktoi masën e paraburgimit prej një muaji për 31 të arrestuarve lidhur me rastin e njohur si “Subvencionet”.

    Përmes një njoftimi për media, Gjykata tha se të pandehurit dyshohen për veprat penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Falsifikim i dokumentit zyrtar” dhe “Mashtrim me subvencione”.

    Të premten, më 3 dhjetor, Policia e Kosovës gjatë një aksione në rajone të ndryshme të Kosovës, arrestoi 31 persona, përfshirë 12 zyrtarë të me pozita të ndryshme nga komunat dhe zyrat rajonale të Agjencionit Zhvillimor të Bujqësisë dhe zyrës rajonale të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës.

    Aksioni i 3 dhjetorit ishte vazhdimësi e disa aksioneve të kryera më herët gjatë vitit ndaj zyrtarëve që dyshohen për keqpërdorim të subvencioneve.

    Gjykata Themelore e Prishtinës njoftoi se 31 të pandehurit mund të ushtrojnë ankesë për masën e paraburgimit./REL/

    Lajmi Paraprak

    Gashi – Zaev: Alternativa do të zgjidhë krizën shëndetësore dhe energjetike në RMV | Nuk ka zgjedhje të parakohshme me 64 deputetë, Qeveria ka një shumicë të qëndrueshme deri në vitin 2024

    Lajmi i rradhës

    Problemet me rruazat e shtyllës kurrizore dhe simptomat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë