Geer: Sa më shpejtë të ndodhin ndryshimet kushtetuese, aq më shpejtë do të futeni në BE

    Ndodhemi në një moment shumë të veçantë të historisë kur procesi i zgjerimit është vendosur si prioritet kulminant në agjendën e BE-së, që do të thotë se punët mund të zhvillohen shumë shpejtë. vendi mund ta rrëmbejë atë mundësi, atë momentum në mënyrë që të mund të lëvizë përpara, ndërsa hapi i ardhshëm i cili duhet të bëhet është ndryshimi i Kushtetutës, deklaroi sot shefi i Delegacionit të BE-së në vend, Dejvid Gir, njofton AIM, përcjell Nistori.

    “Në të vërtetë, tashmë kemi hapur negociata inkuadruese, mënyrë e cila është rrugë me të vërtetë e hapur dhe e qartë para jush. Gjithashtu, nga ana tjetër që të mund të kompletohet i tërë ky proces, hapi tjetër që duhet të bëhet është ndryshimi i Kushtetutës, kuptohet se këtu flasim për vendim sovran i cili duhet të bëhet nga ana e shtetit tuaj. Megjithatë flasim për një vendim i cili është me një rëndësi thelbësore në mënyrë që të mund të lëvizim përpara”, deklaroi ambasadori Gir në përgjigje të pyetjes së gazetarëve çka mund të pritet për procesin për zgjerim të BE-së pas paralajmërimit të eurokomisarit për zgjerim, Oliver Varheji për përshpejtim të procesit  dhe për sjellje të vendimeve kyçe shumë shpejtë.

    Ai përmendi se për dinamizim të procesit të eurointegrimeve kyçe janë edhe reformat.

    “Në të vërtetë reformat të cilat janë të lidhura me mjedisin jetësor, gjithashtu, edhe reformat të cilat në përgjithësi kanë të bëjnë me të gjitha sferat e jetës në mënyrë që vendi të mund t’i bashkangjitet BE-së në mënyrë shumë të shpejtë. Ajo që nevojitet të bëhet është të përshpejtohet dinamika e të gjitha reformave, në mënyrë që vendi të mund t’i shfrytëzojë sa më shpejtë të gjitha përfitimet që ofrohen nga ana e BE-së”, deklaroi Gir.

    Euroambasadori Gir theksoi se sa më shpejtë të zbatohen reformat, aq më e shpejtë do të jetë edhe vetë hyrja e vendit në BE.

    “Ajo rrugë para vendit është e qartë, e hapur, kështu që, nëse përshpejtohet procesi i reformave, edhe praktikisht do të mund të shfrytëzohen përfitimet në atë kuptim. Unë jam me të vërtetë i bindur, nëse i ndërmerrni këta hapa, do t’i bashkoheni BE-së”, porositi Gir në ngjarjen për shënimin e Ditës së Natura 2000 dhe Ditës botërore të biodiversitetit në Komunën e Debërcës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Merruni me kasapin më së pari

    Lajmi i rradhës

    Osmani: BE të mbetet e përkushtuar për eurointegrimin e përshpejtuar të RMV-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë