Osmani: BE të mbetet e përkushtuar për eurointegrimin e përshpejtuar të RMV-së

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij të punës në Bruksel, realizoi takim me Komisionarin Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, njoftojnë nga MPJ.

    Në takim, thuhet në deklaratën e MPJ-së, u diskutua për dosjen evropiane të vendit tonë, nivelin e gatishmërisë së administratës sonë për proces të suksesshëm të skriningut dhe ndryshimeve kushtetuese si detyrimi ynë i ndërmarrë me qëllim integrimin e përshpejtuar në BE.

    “Maqedonia e Veriut mbetet fuqishëm e përkushtuar në agjendën për reforma dhe integrime evropiane, në realizimin e qëllimit më të madh strategjik të politikës së jashtme deri në vitin 2030, por edhe BE-ja të mbetet e përkushtuar dhe e vendosur për integrimin e përshpejtuar të vendeve të rajonit, me qëllim të përfitimeve të prekshme ekonomike dhe sociale për qytetarët tanë”, theksoi Osmani, duke shtuar se politika e zgjerimit është investim gjeostrategjik në paqe, stabilitetin, sigurinë dhe mirëqenien ekonomike të të gjithë kontinentit evropian.

    Ministri Osmani, shtojnë nga atje, iu referua edhe domosdoshmërisë së një tranzicioni të suksesshëm socio-ekonomik dhe nxitjes së integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE edhe para anëtarësimit.

    Lajmi Paraprak

    Geer: Sa më shpejtë të ndodhin ndryshimet kushtetuese, aq më shpejtë do të futeni në BE

    Lajmi i rradhës

    Lirohet nga detyra këshilltari i Konjufcës, Drilon Gashi – i dënuar për dhunë në familje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë