Georgievski: përhapja e dezinformatave është lehtësuar tmerrësisht, pres nga mediat të verifikojnë çdo gjë që botojnë

    Çfarë mund të bëjnë mediat dhe gazetarët për t’u ballafaquar më mirë me ndikimet e huaja malinje dhe dezinformatat? Për këtë çështje, në Poligraf biseduam me Dejan Georgievskin nga Qendra për Zhvillimin e Mediave, e cila së fundi ka promovuar “Doracakun për verifikimin e dezinformatave dhe manipulimeve mediatike”.

    Poligraf:  Shumë institucione dhe organizata ndërkombëtare dhe të vendit bëjnë me dije për prani të shtuar të ndikimeve të huaja malinje dhe dezinformatave. Çfarë mund të bëjnë mediat, por edhe gazetarët, për t’u përballur më me sukses me këto ndikime dhe dezinformata?

    Georgievski: Kështu, së pari, çështja e dezinformatave dhe ndikimeve, të brendshme, të jashtme, politike, ekonomike, kulturore, shoqërore, sociale, quajini si të doni – nuk janë një gjë e re. Ka ndryshuar vetëm konteksti, në të cilin përhapja e këtij lloji të informacioneve të këqija, të gabuara, keqdashëse, pra dezinformatave, misinformatave dhe malinformatave,  është e lehtësuar tmerrësisht.

    Çfarë mund të bëjë mediat? Unë nuk do të kisha marrë guximin t’u them mediave, duhet të bëni kështu apo ashtu. Ajo që unë pres, jo vetëm si përfaqësues i Qendrës për Zhvillimin e Mediave, por edhe si konsumator mediatik, si konsumator i mediave dhe informacionit, është që çdo gjë që ata publikojnë të jetë e kontrolluar, të jetë e verifikuar, të kontrollojnë se kush është burimi, të kontrollojnë  për kë bëhet fjalë dhe kush e përhap apo nxjerr një informacion të caktuar.

    E dimë se organizatat, njerëzit që merren me verifikimin e fakteve dhe verifikimin e informacionit, pas publikimit të tyre shpesh përballen me një sërë akuzash. E dimë që kjo fushë e verifikimit të fakteve u bë një fushë konflikti në vetvete, ku, apo jo, akuza për njëanshmëri është disi më e lehtë për t’u pranuar. Akuza më e rëndë që e dëgjojmë është se ata po tentojnë të censurojnë dikë. Mirëpo, unë mendoj se të gjithë ata bëjnë një punë të dobishme, sepse në fund të fundit, interesi publik në fushën e informimit është që opinioni, publiku të ketë informata të vërteta, korrekte, të sakta dhe të dijë se nga burojnë këto informata. /IMA/

    Lajmi Paraprak

    Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së nuk morën pjesë kur u votua për pranimin e Kosovës në KE, të BDI-së dhe LSDM-së votuan “Për”

    Lajmi i rradhës

    Richards këshillon politikanët: mos postoni asgjë në rrjetet sociale të udhëhequr nga emocionet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë