Kryetari i Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski, ka vlerësuar se në Maqedoninë e Veriut është e nevojshme që në shkolla të ndalohet përdorimi i telefonave mobil.
“Pilot projekti në shkollën “Kirili dhe Metodi” u pranua shkëlqyeshëm nga prindërit dhe nxënësit. Nxënësit po e respektojnë rendin, ndërsa kemi rritje të përqendrimit te fëmijët dhe përfshirje më të madhe në procesin arsimor”, deklaroi Gerasimovski.
Ai vlerësoi që duhet të ketë masa tjera për rritjen e sigurisë në shkolla, ndërsa ndalesa për telefona duhet të zbatohen në gjithë shkollat e shtetit.
“Këtë masë filluan ta marrin edhe komunat tjera dhe presim që kjo të zbatohet në nivel nacional”, deklaroi Gerasimovski.