Gir në Ohër: Vendosni, a jeni për ndërtimet pa leje apo për bukuritë natyrore?!

    Është në dorën tuaj të vendosni nëse do t’i përkushtoheni mbrojtjes së rajonit të Ohrit apo ndërtimeve pa leje. Një mesazh të tillë e ka dërguar euroambasadori David Gir. Kjo vjen menjëherë pas misionit të paralajmëruar monitorues të një ekipi të UNESCO-s në rajonin e Ohrit dhe vendimit nëse Ohri do të jetë në listën e zonave të rrezikuara.

    “Sa i përket vetë rekomandimeve të UNESCO-s, ju keni dy vizione të ndryshme në lidhje me këtë vend. Vizioni i parë është ruajtja e gjithë trashëgimisë natyrore dhe kulturore që gjendet me shumicë në këtë rajon dhe vend ku mund të zhvillohet turizmi, njerëzit të jetojnë dhe të ruajnë të gjithë pasurinë e tyre. Dhe sigurisht që ka një vizion tjetër, e ai është zhvillimi i egër dhe ilegale, apo ndërtimet e egra, një vizion që do të shkatërrojë gjithë atë që ne duam ta ruajmë, e ajo është trashëgimia natyrore dhe kulturore që ekziston këtu”, u shpreh Dejvid Gir, ambasador i BE-së.

    Shoqëria civile beson se urbanizimi i pakontrolluar mbetet një problem madhor.

    “Ne, si organizata të shoqërisë civile rreth 20, do të paraqesim një iniciativë në UNESCO, një masë, sipas ligjit, për heqjen e kompetencave të këshillit të qytetit të Ohrit për urbanizimin për ndërtesat e larta, jo për ndërtesat individuale, si një nga masat. Sipas ligjit përgjegjësinë le ta marrë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në një nivel më të lartë. Ne do të propozojmë kompetenca këshillit të komunës t’i hiqet për 5 vjet”, tha Nikolla Kiselinov – aktivist civil.

    Në shtator të këtij viti, UNESCO në seancën e 45-të në Kinë duhet të vendosë për raportet që do të përgatisë misioni monitorues. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    TikTok mund të ndalohet në institucionet publike të Shqipërisë

    Lajmi i rradhës

    Gjykata e Apelit i “shpëton” organizatorët e 27 prillit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë