TikTok mund të ndalohet në institucionet publike të Shqipërisë

    Fotografia: Mike Blake (Reuters)

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla propozoi në Komisionin për Integrimin Evropian që në institucionet publike të ndalohet përdorimi i rrjetit sociale TikTok.

    Në komisionin e Integrimit, ku po diskutohej ndryshimet në ligjin për AMA-n, Balla nënvizoi se mbrojtja e të dhënave personale në platformat online është thelbësore, teksa shtoi se edhe Shqipëria si vendet partnere evropiane dhe SHBA duhet të ndalojë përdorimin e Tik-Toku-ut në institucionet publike.

    “Mazhoranca do ta mbështesë propozimin e qeverisë. I bashkohem vendimeve për ndalimin E përdorimit të këtij aplikacionin në tre nivelet, në këshill, legjilacion..etj. të paktën tek pajisjet e zyrtare. SHBA kanë shkuar përtej, në këtë qasje, me dyshimet se pas aplikacionit Tik-Tok fshihet partia komuniste kineze. Të dhënat personale në atë aplikacion janë në rrezik eminent. Sot jetojmë në rrezik të madh… Edhe të dhënat tona u vunë në rrezik për shkak të sulmit nga Irani”, tha Balla.

    Ndryshimet e propozuara nga qeveria në ligjin e AMA, parashikojnë publikimin e të gjithë strukturës së pronarëve përfitues të mediave audiovizive në faqen e AMA-s.

    Po ashtu rregullon përmes sanksioneve që nisin nga 200 000 lekë në 2 000 000 000 lekë transmetimin apo publikimin e materialeve audivizive të cilat cenojnë komunitete apo ndjeshmëri të caktuara njerëzore, ndërsa tenton të mbrojë edhe fëmijët.

    Për opozitën, ky projektli ligj, nuk e rregullon situatën e medias, por e vendos atë nën diktatin e AMA-s. Shqetësim deputetët paraqitën dhe për të drejtat e fëmijëve, apo dhunës me bazë gjinore që shpesh gjendet në materialet audivizive.

    “Në konsultat e bëra, s’ka asnjë organizatë fëmijësh! Ditën e dielë, kur fëmijët janë para ekranit, në TV kombëtarë, flet një zonjë që merret me çështjet erotike, flet për vibratorët… Por të flasësh për ditën e dielë, a kontrollohet ky treg. Jepen telenovela me përdhunime, si është e mundur? E shtuna e diela të jenë të shenjta për fëmijët…”, tha Açka.

    E ftuar për të prezantuar këtë projektligj ishte zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj.

    Muçaj gjatë fjalës së saj në komision, u shpreh se shkaku parësor i këtyre propozimeve ka të bëjë me një nga detyrimet kryesore të lindura nga marrëveshja e stabilizim asociimit ku nënseksioni shoqëria e informacionit, Shqipëria ka marrë përsipër qysh në krye të herës në vitin 2006 detyrimin për të përafruar legjislacionin në fushën e mediave audiovizive me legjislacionin e Bashkimit Europian.

    “Janë përcaktuar koncepte të reja si ofruesi i platformave të shpërndarjes së videove që nuk janë në ligjin ekzistues. Shërbimi i platformave të shpërndarjes së videove duke i përfshirë bashkë me operatorë të shërbimit të mediave audiovizive. Çdokush që ofron video dhe ka një ëebpage, do mund të konsiderohet dhe kualifikohet si ofrues i platformës. Fëmijët janë një kategori shumë e rëndësishme e mbrojtur nga këto ndryshime, produktet që mund të cënojnë nga pikëpamja morale, shëndetësore e mendore, fëmijët janë element që do duhet të garantohet nëpërmjet praktikave vetërregulluese po edhe rregullores orientuese që do propozojë autoriteti rregullator në lidhje me këto operatorë në vetëvete. Transparenca është një element tjetër i rëndësishëm që të bëhen transparente në faqen e AMA-s gjithë struktura ortakërore e operatorëve, ata audiovizivë dhe ata që ofrojnë video në platformën online që të dihet përfituesi i fundit”, nënvizoi Muçaj.

    Relatori i çështjes, Etjen Xhafaj, deklaroi se ndryshimet e propozuara synojnë rishikimin e rregullave për transmetuesit audiovizivë, për mbrojtjen veçanërisht të fëmijëve dhe shtresave në nevojë nga përmbajtja e dëmshme duke përfshirë këtu rregulla për sigurimin e aksesit në informacion për personat me nevoja të veçanta.

    “Një tjetër element është rritja e transparencës së pronësisë së ofruesve të shërbimeve mediatike dhe përforcimi i detyrimeve për ofruesit e këtyre shërbimeve. Nga njëra ana garantohet liria e shprehjes dhe e drejta për informim e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Ky projektligj vendos dhe disa standarde në lidhje me përmbajtjen nga ata që janë prodhuesit e kësaj përmbajtje. Të kemi një përgjegjshmëri publike si për mesazhet dhe imazhet që përçohen”-deklaroi Xhafaj.

    Debat gjatë punimeve në komision pati edhe për çështjen e rregullimit të platformave on demand, siç janë youtube, Netflix…etj. Për përfaqësuesit e AMA-s, kjo pjesë rregullohet përmes akteve nënligjore dhe rregullores së AMA

    Komisioni Interimit në fund miratoi ndryshimet ligjore vetëm me votat e mazhorancës, teksa opozita rezervoj të drejtën për të dhënë votën e saj pro apo kundër gjatë seancës parlamentare.

    Lajmi Paraprak

    Deri kur gratë shtatzëna bëjnë ekzaminim gjinekologjik?

    Lajmi i rradhës

    Gir në Ohër: Vendosni, a jeni për ndërtimet pa leje apo për bukuritë natyrore?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë