Gjatë bastisjes në Kondovë, konfiskohen armë, bomba, raketa RPG

    Policia mëngjesin e sotëm me urdhër të gjykatës ka kryer bastisje në shtëpinë e personit G.B. 37 vjeç, shtetas i Kosovës me vendbanim në shatin Kondovë të komunës së Sarajit dhe tek partnerja e tij 34-vjeçe A.Gj. nga Shkupi, ku ka gjetur armatim dhe municione.

    “Gjatë bastisjes të kryer me urdhër gjyqësor u gjetën dhe konfiskuan tre granata dore, një raketë dore-zolja, një pistoletë, një pjesë pistolete, katër karikatorë nga një pushkë automatike, 164 fishekë të kalibrit të ndryshëm dhe gjashtë plumba gjuetie”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

    Lajmi Paraprak

    Shitësit në tregun e Prilepit kanë frikë nga hajdutët – ua vjedhin sendet në vitrinë

    Lajmi i rradhës

    ​Kosova, shteti pa asnjë helikopter

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë