Gjenerata fatkeqe | Arsimi nën “kthetrat” e pandemisë

    Fotografi ilustruese

    Me shfaqjen e virusit korona në shkurt të vitit të kaluar në vendin tonë filloi që të ndryshoj koncepti mbi arsimin. Pandemia e virusit korona, ka sfiduar sistemet arsimore kudo në botë duke larguar 91 për qind të nxënësve nga objektet e tyre shkollore. Me këtë problematik u përballua edhe vendi ynë. Derisa muaji shtator gjithmonë qenë për nxënësit rikthim në bankat shkollore për ta vazhduar mësimin dhe shoqërimin me shokët e tyre. Ndërsa një gjë e tillë nuk ndodhi gjatë vitit të kaluar, ku pjesa më e madhe e nxënëseve mësimin e filluan nga shtëpia përmes platformës elektronike të Ministrisë së Arsimit. Një praktikë e tillë u kritikua nga njohësit e fushës dhe ekspertët pasi që, sipas tyre, kjo gjë nuk përfshin të gjitha elementet e procesit edukativo-arsimor.

    Nga institucionet shtetërore deklaronin se nxënësit dhe arsimtarët duhet të përshtaten me masat parandaluese në kohën e virusit korona, duke u mësuar me praktikën e mësimit ndryshe nga ajo klasikja që ka pasur deri më tani. Ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), gjatë muajve të kaluar ka publikuar dhe tre modele se si të mund të filloj mësimi në shtator – varësisht pasqyrës epidemiologjike në vend. Modeli i parë edhe më prioritar është që mësimi të filloj me prezencë fizike, modeli i dytë është përmes mësimit nga distanca dhe i treti është model i kombinuar.

    Veterani i arsimit Etem Xheladini, për gazetën KOHA, ka deklaruar se edhe gjatë këtij viti shkollor nxënësit po e fillojnë procesin e mësimit me problemet që i patën edhe gjatë vitit të kaluar. Sipas tij, përkundër faktit se u dëshmu që mësimi online nuk ishte i suksesshëm, ku janë evidente edhe pasojat që la ajo praktikë edhe këtë vit MASH, po e sheh si një mundësi të realizimit të mësimit. “Për sa vite që kam qenë arsimtar fillim vit shkollor më të pa përgatitur se viti i kaluar nuk kam përjetuar. Ndërsa e gjithë kjo meritë është e ministres aktuale të Arsimit, Milla Carovska, e cila me reformat e saja që po dëshiron t’i zbatoj po e dëmton procesin edukativo-arsimorë. Dëmet që mund të shkaktohen nga këto tentime për ‘reforma’, do të jetë shumë vështir të riparohen nga pasardhësit e saj”, shtoi ai. Sipas tij, si pasoj e kësaj neglizhence është shqetësuese edhe pasiviteti që po haset në shkolla kohën e fundit me aktivitete sportive gjatë procesit edukativo-arsimor, ku si shkak po përmendet pandemia me virusin korona. “Tani shkollat mund t’i quajmë gjithçka tjetër, vetëm institucione shkollore jo. Nga se këtu është duke munguar edukimi, risocializimi, shoqërimi i fëmijëve dhe përgatitja psiko-fizike”, nënvizoi ai. Në fund, Xheladini, shtoi se drejtorët janë vetëm figura dhe zbatues të vendimeve të Ministrisë së Arsimit, ndërsa të njëjtit nuk pyetën nga MASH për rekomandim apo këshillë se si të përmirësohet apo zhvillohet procesi edukativo-arsimor. “Nga kjo situatë ku ndodhet arsimi mund të konstatojmë se është mjerim”, përfundoi ai. Ndryshe, organizatat ndërkombëtare kanë bërë thirrje deri te institucionet shtetërore që t’i kushtojnë rëndësi hapjes së shkollave në shtator dhe që nxënësit të rikthehen në bankat shkollore. Sepse sipas tyre, mos rikthimi i nxënëseve ë shkolla do të përjashtoj nga qasja në mësim një numër të konsiderueshëm të nxënëseve. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Çezmat publike si shpëtim

    Lajmi i rradhës

    Tre valët e emigrimit shqiptar në Egjipt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë