Gjermani, është rritur përqindja e punonjësve me kohë të pjesshme

    Më shumë punonjës se kurrë më parë punojnë me kohë të pjesshme në Gjermani.

    Sipas një përllogaritjeje nga Instituti për Tregun e Punës dhe Kërkimin Profesional (IAB) në Nuremberg, norma për punë me kohë të pjesshme u rrit me 0,3 për qind në 39,2 për qind në tremujorin e tretë të 2023 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

    “Shkalla me kohë të pjesshme nuk ka qenë kurrë aq e lartë sa është sot”, ka shpjeguar eksperti i IAB, Enzo Weber, shkruajnë mediat gjermane.

    Dhe kjo vlerësohet se ka ardhur për shkak të rritjes së punësimit në sektorë me një përqindje të lartë të punës me kohë të pjesshme.

    Por bie në sy edhe fakti se gjatë kësaj periudhe është rritur edhe numri i të punësuarve me “një punë të dytë”.

    Sipas IAB, të tillë kishte 4.47 milionë njerëz në tremujorin e tretë të 2023, 2.9 për qind më shumë se një vit më parë.

    Kështu, IAB tha se një në dhjetë punonjës tani ka “një punë të dytë”. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Ese me një dozë spec djegës, kripë, sheqer, zeher…

    Lajmi i rradhës

    Babai i Vanjës e mohon përfshirjen në vrasjen e vajzës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë