Gjermania dhe Sllovakia kërkojnë që Shkupi dhe Tirana së bashku t’i fillojnë negociatat me BE-në në qershor

    Gjermania dhe Sllovakia po përpiqen që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në qershor t’i fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE, e bëri publike në Tuiter ministri gjerman për Evropë, Mihael Rot dhe ministri sllovak i Punëve të Jashtme Ivan Korçok, përcjell Nistori nga AIM.

    “Gjermania e mbështet qëllimin e presidencës portugeze me BE-në për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor. Të dy vendet kanë kryer reformat e kërkuara – tani BE duhet të japë. Vonesa e mëtejshme minon besueshmërinë e BE-së dhe stabilitetin e rajonit”, ka shkruar Roth në përgjigje të deklaratës së Komisionerit për zgjerim të BE, Oliver Varheji për Euronnew se Brukseli mund të fillojë bisedimet e pranimit me Tiranën nëse Shkupi dhe Sofja nuk gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët.

    Shefi i diplomacisë së Sllovakis, Korcok, megjithatë, konsideron se Këshilli i BE-së duhet ta largojë veton për Maqedoninë e Veriut që e vendosi Bullgaria. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    SHBA, nxënësja e klasës së gjashtë qëllon me armë në shkollën e saj në Idaho

    Lajmi i rradhës

    Zidane dhe Gattuso, dy kandidatë të mundshëm për të zëvendësuar Pirlon te Juventusi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë