SHBA, nxënësja e klasës së gjashtë qëllon me armë në shkollën e saj në Idaho

    Një nxënëse e klasës së gjashtë qëlloi dy studentë dhe një kujdestar në një shkollë të mesme në Idaho, SHBA, të enjten.

    Autoritetet njoftuan se një mësues i shkollës arriti që ta çarmatosë nxënësen.

    Vajza kishte qëlluar disa breshëri plumbash brenda dhe jashtë shkollës së mesme Rigby në qytetin e vogël të Rigby-të.

    Është e paqartë se çfarë e motivoi sulmin, përcjell Nistori. Nxënësit e klasës së gjashtë në SHBA janë të moshës 11 ose 12 vjeç.

    Tre të plagosurit u qëlluan në gjymtyrët e tyre dhe pritet që t’u  mbijetojnë plagëve.

    Ky është rasti i dytë që ndodh në shkollat në Idaho. Në vitin 1999, një student në një shkollë të mesme në Notus gjuajti me armë gjahu disa herë. Askush nuk u godit nga të shtënat me armë, përveç një studenti të cilin e goditën rikoshetë e saçmeve.

    Në vitin 1989, një student në Rigby mori një armë, kërcënoi një mësues dhe studentët dhe mori peng një vajzë 14-vjeçare. Atëbotë Policia e shpëtoi vajzën që mbahej brenda një. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Oda TIK e Maqedonisë: Digjitalizimi i arsimit fillor të zbatohet me kujdes

    Lajmi i rradhës

    Gjermania dhe Sllovakia kërkojnë që Shkupi dhe Tirana së bashku t’i fillojnë negociatat me BE-në në qershor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë