Gjermania me “kartë të gjelbër”, si Amerika

    Gjermania me vite po ballafaqohet me mungesën e punëtorëve për vendet vakante të punës. Në periudhën e kaluar janë ofruar lehtësime të ndryshme për të tërhequr punëtorët e huaj, mirëpo lokomotiva evropiane e ekonomisë edhe sot e kësaj dite ka problem që të plotësojë vendet e zbrazëta të punës. Pas vendosjes së më shumë masave,tani qeveria në Berlin po përgatit versionin gjerman të kartonit të gjelbërt, ngjashëm me shembullin të Kanadasë dhe SHBA-ve. “Po vendosim një kartë të shansi me një sistem transparent të vlerësimit , në mënyrë që njerëzit që i duhen vendit tonë të mund të na arrijnë më lehtë derti tek ne”, theksoi ministri i Punës, Hubertus Hajl (SPD) për edicionin e së dielës të tabloidit Bild.

    “E ashtuquajtura kartë shansi (Chancenkarte) është shumë e ngjashme me kartonin e gjelbërt amerikan ose kanadez (Green Card). Një praktikë të tillë që moti po e kërkojnë punëdhënësit në Gjermani , për shkak se vendit i mungon fuqia punëtore. Njëherësh demografia e paepur thotë se deri në vitin 2035 do të ketë shtatë milionë njerëz më pak në tregun e punës, që mund të ndryshojë vetëm nëse do të rritet ndjeshëm imigrimi nga jashtë”, shton ai.

    Ministri socialdemokrat Hajl thotë se është e vështirë të kërkosh punë në Gjermani nëse nuk je edhe fizikisht prezent atje, kështu vendoja e një karte të tillë do ta lehtësonte ardhjen e punëtorëve të huaj.

    Siç qëndrojnë gjërat tani, çdo kush që ka përfunduar arsimin e tij në Gjermani dhe atë të të çfarëdo shkalle , tani do të mund të marrë automatikisht një kartë shansi. Në të kundërtën ,nevojitet që të plotësojë tre nga katër kriteret: arsimim (kualifikimin) nga jashtë, përvojë pune të paktën tre vjet, njohuri të gjuhës gjermane ose qëndrim të mëparshëm në Gjermani, si dhe të jetë më i ri se 35 vjeç. “Ne kemi nevojë për emigracion. Nga viti në vit, në përputhje me nevojat, do të përcaktonim një kontingjent se sa persona mund të marrin një kartë shansi për të kërkuar punë apo praktikë për një periudhë të caktuar kohore.

    Gjatë kësaj periudhe, ata do të duhet të kujdesen për veten financiarisht”, shton Hajl. Harta e rastit duhet ta lehtësojë ardhjen në Gjermani, edhe pa një vend pune, me qëllim të gjetjes së atij vendi të punës. Edhe pse çështja akoma nuk është harmonizuar në Qeverinë e kancelarit Olaf Sholc, mirëpo nuk ka dyshim se kjo do të realizohet përgjatë vjeshtës. Kjo, sepse të tre partnerët e koalicionit – socialdemokratët, të gjelbërt dhe liberalët po shprehen dhe janë për lehtësimin e imigracionit.

    Nga ana tjetër, Ligji relativisht i ri gjerman për imigracionin i mundëson punë kujtdo që gjen një punëdhënës, por me kusht që të jetë i aftë për diçka në aspektin e profesionit apo zanatit. Ata mund të jenë kontabilistë ose shoferë, por është e rëndësishme që ata të ndonjë dokument.

    Përjashtim nga kjo , bën i ashtuquajturi “rregulli i Ballkanit Perëndimor”, i miratuar në mes të krizës së refugjatëve, kur emigrantëve nga Siria dhe Lindja e Largët iu bashkuan masivisht azilkërkues nga Serbia, Maqedonia apo Kosova. Atëherë u arrit pajtimi se për çdo vit, nga 25 mijë persona nga vendet e Ballkanit Perëndimor mund të marrin leje pune në Gjermani, bile edhe kur bëhet fjalë për punëtorë të pakualifikuar. Mirëpo këtë verë doli në pah se edhe një hap I tillë nuk mjaftoi. . “Në vendet e Ballkanit Perëndimor, ekziston mjaft fuqi punëtore që do të punonte në hotele dhe restorante në Gjermani”, ngriti alarmin Gido Çelik, kreu i Shoqatës së hotelierëve dhe hotelierëve Dehoga.

    Në këtë veprimtari ekonomike, pas një rikuperimi të shpejtë pas epokës së mbylljes përgjatë pandemisë , papritur u shfaqe mungesa e fuqisë punëtore. Diçka e ngjashme ndodhi me aeroportet dhe linjat ajrore që pushuan njerëzit gjatë periudhës së mbylljes së pandemisë. Kjo është arsyeja se pse kjo verë ishte kaotike në Gjermani për shumë njerëz që dëshironin të ikin për pushime.

    Mirëpo, shtrohet çështja se sa njerëz janë akoma të gatshëm të bëjnë gati valixhet në Ballkanin Perëndimor të zbrazur nga punëtoret. Kjo dukuri më së miri, u ndje sivjet në turizmin kroat, ku kamerierë dhe shërbyes , në vend nga Serbia apo Bosnje e Hercegovina , kishin ardhur se vjen e më shumë nga Nepali dhe Filipinet.

    Kurrë më parë në Gjermani nuk ka pasur aq shumë vende të lira pune sapo ofrohen sot, shkruan revista Shpigel. “Mungesa e personelit po ngulfat aeroportet, restorantet apo pishinat. Por megjithatë edhe kjo është vetëm pjesa më e vogël e problemit në raport me atë që po kërcënon vendin” , shkruan revista. Në fakt, statistikat po tregojnë se 1.74 milionë vende pune janë të lira, edhe pse në fakt ndoshta janë shumë më tepër. Kështu, një vend pune në përkujdesjen e të moshuarve mbetet bosh mesatarisht 239 ditë , kështu që punëdhënësit nuk mund të gjejnë një kujdestar për të moshuarit për gati tetë muaj. Situata zor se po tregohet më e mirë edhe me llamarinë punuesit, teknikët e ngrohjes dhe klimatizimit, ku po pritet për një punonjës të ri bile 224 ditë apo më shumë se shtatë muaj.

    Tek ndërtimet e larta, një punëtor kërkohet në mesatare për 221 ditë, përderisa po pritet për një punëtorë në shëndetësi si infermierë, mami dhe të ngjashme për 188 ditë. E gjithë kjo situatë me mungesën e punëtorëve mund të sjellë në një skenar të padëshirueshëm dhe të vështirë për ekonominë gjermane, në të cilin deri në vitin 2060 do të kishte vetëm 1.7 punëtorë për një pensionist. Edhe sot, ky raport nuk është i madh (2.7), gjë që çon edhe në pensione relativisht të ulëta.

    Për të shmangur këtë, ekspertët llogarisin se Gjermanisë i duhen 400 mijë emigrantë për çdo vit. Kjo është arsyeja pse, koalicioni qeverisës, mbështet ndryshimin e botëkuptimit apo paradigmës , apo me fjalë të tjera kjo nënkupton që Gjermania nevojitet të shpall veten përfundimisht një “vend emigrant” si Kanadaja. Me dekada diçka të tillë e ka kundërshtuar Unioni Demokristian, që zgjat edhe gjatë katër mandateve të Angela Merkelit si kancelar.

    Për ndryshimet e mëdha që kërkohen në Gjermani flet edhe një nga propozimet e liberalëve: ata kërkojnë që anglishtja të vendoset si gjuhë e dytë në institucionet gjermane që punojnë me qytetarët. Pra, mund të ndodhë që, ndërsa punëtorët emigrant të mësojnë gjermanisht, nëpunësit civilë gjermanë të mësojnë anglisht. Ndryshe, Në të gjithë Gjermaninë nuk ka mjaftueshëm kuzhinierë, ndihmëskuzhinierë dhe kamerierë, mirëpo fuqia punëtore nuk është problem vetëm në industrinë e hotelerisë.

    Trenat po anulohen si rrjedhojë e mungesës së ngasësve të trenit. Valixhet këtë verë janë grumbulluar në aeroporte, sepse nuk ka pasur kush t’i ringarkojë. Në postblloqet e sigurisë, njerëzit sivjet kanë humbur durimin sepse radhët ishin shumë të gjata dhe ata nuk po arrinin në avionët e tyre. Çerdhet kanë tërhequr certifikatat për pranimin e fëmijëve, sepse nuk ka pasur mjaftueshëm edukatore. Sipas një sondazhi të Odës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, e cila përfaqëson interesat e disa milionë kompanive nga industria, tregtia dhe shërbimet, mbi 56 për qind e kompanive ankohen për mungesën e punëtorëve dhe e konsiderojnë këtë si një nga kërcënimet më të mëdha për punën e tyre.

    Njëherësh, Agjencia gjermane e punës po regjistron mungesë të fuqisë punëtore në 148 profesione, ndërsa 122 profesione të tjera janë të rrezikuara. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    A do të rriten pensionet në RMV për tetë për qind?!

    Lajmi i rradhës

    ShBA-ja dhe OKB-ja kërkojnë qasje në “kampet ruse të filtrimit”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë