Gjermania: Rusia mund të përballet me vështirësi “të jashtëzakonshme” ushtarake në Ukrainë

    Fotografia: Chingis Kondarov/REUTERS

    Rusia tani mund të përballet me vështirësi “të jashtëzakonshme” ushtarake në Ukrainë, deklaron shefi i shtabit të Ministrit Federal të Mbrojtjes së Gjermanisë, pasi ndihma nga aleatët mund të kthejë situatën në konflikt disamujor.

    Furnizimi me ndihmë ushtarake për Ukrainën nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera thuhet se po koordinohet në një “bazë” të SHBA-së pranë Shtutgartit, në Gjermani.

    Po sipas Newsweek, SHBA-të tani po ndihmojnë rreth 50 vende që të ofrojnë një ndihmë të tillë për Ukrainën, sipas një raporti nga transmetuesi publik gjerman, Deutsche Welle (DW).

    Duke folur për DW të shtunën, Nico Lange, shef i shtabit të Ministrit Federal të Mbrojtjes të vendit, tha se ky fluks i konsiderueshëm i ndihmës ushtarake në Ukrainë po ndryshon dinamikën e pushtimit rus.

    “Aspekti vendimtar i ditëve të fundit është se Rusia tani po detyrohet të reagojë ndaj deklaratave dhe veprimeve të ukrainasve”, tha Lange. “Deri tani, ishte e kundërta: ukrainasit u detyruan të reagonin ndaj gjithçkaje që bëri Rusia”.

    Lange vazhdoi, duke thënë se Rusia ka “lëvizur forca të rëndësishme në jug, drejt Khersonit dhe Zaporizhzhia”, dy rajone në Ukrainën jugore që kanë rënë kryesisht nën pushtimin rus.

    Ato janë bërë gjithashtu në javët e fundit fokusi i kundërofensive të rëndësishme nga forcat ukrainase që synojnë t’i rimarrin ato.

    Ai tha: “… Rusët kanë probleme të mëdha në kontrollin e këtyre zonave. Ka shumë aktivitet partizan në pjesën e pushtuar të Zaporizhzhisë. Patrullat ruse vriten natën. Edhe në Melitopol, si në Kherson, ka postera të drejtuar kundër pushtuesve rusë”.

    Rusia tani nuk është në gjendje të “vazhdojë pafundësisht” në Ukrainë, tha Lange, duke shtuar se ata po përballen me vështirësi “të jashtëzakonshme” në vazhdimin e konfliktit.

    M142 HIMARS, sistemet raketore të dhënë si ndihma nga SHBA-ja në Ukrainë, janë quajtur një “ndryshues i lojës” në betejën e vendit kundër Rusisë. /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Guardiola me krahasim interesant për Haaland dhe Messin

    Lajmi i rradhës

    Financial Times: Perëndimi i shqetësuar për afrimin e Turqisë me Rusinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë