Gjesti i zëvendëskryeministrit shkakton incident në kuvend

    Një incident në Kuvend gjatë diskutimit për protestat e pensionistëve shkaktoi tensione mes pushtetit dhe opozitës maqedonase, kur deputetja e VMRO-DPMNE-së akuzoi zv/kryeministrin Bojan Mariçiq se i dërgon puthje nga largësia në momentin që ajo e kritikonte nga foltorja. Stojanovska ishte duke kritikuar edhe ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Trençevska, për fjalime jokorrekte para deputetëve, para të cilëve ministrat duhet të japin llogari në seancën për pyetjet e deputetëve. Deputetja e opozitës e konsideroi gjestin e Mariçiqit të turpshëm dhe kërkoi nga koleget e tij të LSDM-së ta dënojnë atë.

    “Nëse ju gjatë qeverisjes tuaj kriminale prej 11 vitesh do të ishit kujdesur për pensionistët ashtu si kujdesemi ne sot, tani do të flisnim për vlerë të pensionit prej të paktën 25 mijë denarësh. Megjithatë me gënjeshtrat dhe manipulimet tuaja dhe me stiroporin në Qytetin e Shkupit i sollët pensionistët në gjendjen të jetë të provokuar nga ju për të dalë në protesta”, tha Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

    “Zonja ministre, nëse ushtron mbajtje mitingu në seancën plenare të Kuvendit për pyetjet e deputetëve e ka gabuar edhe kohën, edhe vendin. Zonja ministre këtu nuk jeni në miting partiak që të flisni për krimet e VMRO-DPMNE-së. Këtu jeni për të folur se çfarë keni punuar. Ju heshtni, ju, zv/kryeministër për çështje evropiane sepse jeni më i guximshëm nga kolltuku! Dilni para mikrofonit dhe ta thoni atë që e thoni larg mikrofonit. Si nuk keni turp… Si nuk keni turp. Le t’iu incizojnë kamerat, jeni të tmerrshëm. Le t’iu incizojnë si dërgoni puthje…”, deklaroi Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Paqëndrueshmëria e sigurisë publike

    Lajmi i rradhës

    Gjuhë e urrejtjes nëpër media gjatë informimit për ndryshimet kushtetuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë