Gjuetarët e Dibrë të pakënaqur ndaj koncesionerit

    Në Dibër tradicionalisht ka patur interesim për gjuetinë. Viteve të fundit me ripërtrirjen të shoqatës së gjuetarëve “Stogova 2”, ky numër është në rritje. Anëtarët e kësaj shoqate ka si nga qyteti ashtu edhe nga fshatrat e Dibrës dhe të komunës rurale Qendër Zhupë. Shoqatat kanë planin për aktivitete dhe udhëheqësia vlerëson se fillimi i sezonit të gjuetisë kryesisht ka filluar me gjuajtjen e derrit të egër. Sipas të dhënave të shoqatës së gjuetarëve dibran, aktualisht numri i përgjithshëm i gjuetarëve është mbi 150. Por, shoqatat në fjalë vazhdojnë të reagojnë ndaj koncesionerit “Kanell Stogovë”, meqë ai as nga së afërmi realizon detyrat që ka si koncesioner, gjë që shkon në dëm të gjuetisë.

    Kryetari i shoqatës të gjuetarëve dibran Rolan Vojnika, thotë se shoqata ka një rol të veçantë në realizimin e gjuetisë të kafshëve të egra në komunë por edhe në rajonin më të gjerë. “Rripërtrirja e shoqatës ‘Stogova 2’, është një aktivitete serioz dhe pas ripërtrirjes dukshëm është rrit numri i gjuetarëve. Ne si shoqatë respektojmë ligjin për gjueti dhe aktualisht ka filluar sezona e gjuetisë. Por, si shoqatë vazhdojmë të reagojmë në mënyrën se si funksionojnë koncesionerët të cilët nga institucionet kompetente kanë marr koncesionet për gjueti edhe në trevat dibrane. Prandaj kemi patur edhe protesta sidomos kundër koncesionerit ‘Kanesh Stogovë’ nga Shkupi i cili nuk respekton as nga së afërmi përcaktimet e kontratës që ka me institucionet qendrore”, thotë kryetari i shoqatës Vojnika.

    Sipas sekretarit të kësaj shoqate, Argjent Kaçallniku, i cili është një gjuetar me një përvojë shumëvjeçare, aktualisht gjahtarët dibran nga 1 tetori kur ka filluar edhe sezoni i gjuajtjes në përputhje me ligjin, në rend të parë gjuajnë derrin e egër i cili është prezent pothuajse në shumë lokalitete të Dibrës dhe të rajonit. Derri i egër i cili bën shumë dëme nëpër tokat pjellore të cilat janë të mbjellura me kultura të ndryshme, sidomos në territoret e fshatrave përreth kufirit me Shqipërinë.

    “Të gjithë gjuetarët të rajonit tonë janë aktiv gjatë sezonit të gjuetisë dhe si të tillë organizohemi në grupe dhe gjuajtjen e bëjmë në përputhje me normat ligjore. Pritet që shumë shpejt të fillojmë të gjuajmë edhe lepujt dhe kafshët të tjera të egra”, thotë gjuetari dibran Argjent Kaçallniku dhe shton se një problem paraqitet tek dhelprat të cilët nga viti në vit në këto troje janë të pakta.

    “Vlerësimet tona si shoqatë janë se dhelpra e cila ishte prezent në Dibër dhe rajon në numër të madh, viteve të fundit artë e takojmë shumë pak. Nuk mund të komentojmë shkaqet por me këtë duhet të merren institucionet kompetente të vendit”, thotë ai.

    Në lidhje me koncesionerët, Kaçallniku potencon se “Kanesh Stogovë” as nga së afërmi nuk përmbush obligimet. Në trojet tona janë prezent gjatë vikendeve gjuetarë, të cilët i sjell koncesioneri dhe të njëjtët gjuajnë pa kriter. Poashtu koncesioneri nuk kryen obligimin rreth ushqimit të kafshëve të egra i cili duhet t’ju sigurohet nëpër lokalitete malore. Shoqata e gjuetarëve dibran poashtu potencon se kohëve të fundit debatohet edhe rreth prezencës të madhe të arinjve meqë ata kanë dëmtuar mbi 200 koshere me mjaltë të bletarëve dibran. Poashtu ka bërë edhe dëme të tjera, thonë në shoqatë dhe shtojnë se autoritetet duhet të mbrojnë popullatën nga kjo kafshë e egër e cila shpesh është prezent edhe në fshatrat e banuar. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Zbehen pritjet për miratimin e ndryshimeve kushtetuese

    Lajmi i rradhës

    Besimi: Ekonomia joformale problem për shoqërinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë