Gjukanoviç për DW: Mbështesim çdo qeveri që promovon demokracinë multi-etnike në Mal të Zi

    Milo Gjukanoviç, president i Malit të Zi dhe kreu i DP-së, me 30 deputetë në kuvendin me 81 ulëse, tha sot në një intervistë për Dojçe Vele: “Ne do të mbështesim çdo qeveri që do të ruajë karakterin qytetar dhe laik të Malit të Zi, do të promovojë demokracinë multi-etnike dhe do të kontribuojë në zhvillimin dinamik ekonomik, në mënyrë që Mali i Zi, si një vend i zhvilluar demokratikisht dhe ekonomikisht, të jetë pjesë e Bashkimit Evropian në të ardhmen e afërt.”

    Gjukanoviç tha gjithashtu në një intervistë për DW se vendi i tij tani është në proces të konsolidimit të pushtetit dhe se interesi më i madh i tij është që sa më shpejt të ketë një qeveri të përgjegjshme.

    Ai theksoi se partia e tij, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), ofroi të mbështesë qeverinë e pakicës edhe pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, duke besuar se “do të ishte shumë e rrezikshme për Malin e Zi nëse koalicioni qeverisës bëhej kaq i varur nga nacionalizmi serbomadh”.

    Sipas Gjukanovicit, qeveria aktuale përbëhej nga tre koalicione, “njëri prej të cilëve është një koalicion i Serbisë së Madhe të profilizuar plotësisht dhe ne kemi besuar se nëse vendos për politikën shtetërore, do të jetë shumë e rrezikshme për Malin e Zi”.

    “Sot ne themi: Ne jemi të gatshëm të mbështesim qeverinë e pakicës – pra, koalicionet që kanë natyrë qytetare, që duan të ndihmojnë Malin e Zi të ecë drejt Evropës – ne jemi të gatshëm ta mbështesim atë qeveri dhe nuk do të marrim pjesë në të. Padyshim që u deshën 14 muaj përvojë të pasuksesshme si kjo për t’u kthyer në atë propozim”, tha Gjukanoviç.

    “U desh kohë për të kuptuar se jo çdo ndryshim do të thotë ndryshim për mirë. Ndryshimi mund të jetë më i keq. Mali i Zi tani ka pësuar një ndryshim për keq. Por kjo nuk do të thotë që DPS-ja po kthehet automatikisht në pushtet dhe as nuk do të thotë se do të kthehet në të njëjtin që la pushtetin. Ne e kuptuam shumë saktë mesazhin e votuesve, këto vite kemi punuar shumë për të eliminuar dobësitë, për të reformuar partinë”, tha Gjukanoviç, duke shtuar: “Mendoj se Mali i Zi ka nxjerrë një mësim tjetër dhe se tani, pas kësaj eksperience, do të vendosë në mënyrë më të zgjuar të ardhmen e tij.”

    Duke folur për partinë që ai drejton, Gjukanoviç tha: “Mendoj se falë nesh, falë opozitës shtet-formuese, Mali i Zi arriti t’i rezistojë ofensivës së Beogradit. Pas 30 gushtit kaluam një ofensivë shumë agresive nga Beogradi. Nacionalizmi serbomadh nga Beogradi kuptoi se fitorja e të preferuarve të tyre hapi derën për një aneksim të ri të Malit të Zi, këtë herë përmes projektit “Bota Serbe”. Kjo nuk ndodhi sepse kishim një opozitë me përgjegjësi shtetërore të drejtuar nga DPS”.

    Sa i përket planeve të Partisë Demokratike të Socialistëve, Gjukanoviç thotë: “Ne besojmë në veten tonë, në reformat që kemi bërë në parti dhe do të kthehemi, nuk ka dyshim për këtë. A do të jetë tani? Në një vit, dy, tre? Nuk ka asnjë nxitim… Por ne po tregojmë përgjegjësi edhe nga ulëset e opozitës”. /abcnews/

    Lajmi Paraprak

    Mbappe: Fillimisht dua ta mposhtë Realin në Ligën e Kampionëve

    Lajmi i rradhës

    Ministri i dënuar dhe personaliteti kriminal

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë