QMK e shuan zjarrin në Dëbërcë të Zhelinës, këshilltari Adnan Demiri: Nuk ka vend për politikë, kur është në pyetje shëndeti i njerëzve

    Pas pesë ditësh shuhet zjarri në deponinëfshatin Dëbërcë të Komunës së Zhelinës, kjo me kërkesë të komunës, së bashku me këshilltarin e LSDM në Këshillin komunal, Adnan Demiri, shkruan Nistori.

    Komuna e Zhelinës ditë më parë bëri kërkesë deri te ministri i MPB, Oliver Spasovski dhe Qendra për Menaxhim me Kriza për të intervenuar në fikjen e zjarrit, pasi kaploi edhe fushat përreth deponisë, ku përveç kësaj banorët e kësaj ane ankoheshin për erën e keqe. Nga komuna falënderojnë Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, pasi i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së tyre.

    “Të nderuar banorë të fashatit Dëbërcë. Ju njoftojmë se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Komunës së Zhelinës për intervenim ajror me aeroplan, njëkohsisht kërkojmë që banorët e Dëbërcës të qëndrojnë më larg deponisë së egër, me qëllim të intervenimit më efikas. Faleminderit për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim”, shkruan kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.

    Poashtu edhe këshilltari komunal i Zhelinës, Adnan Demiri, njoftoi më herët se, me kërkesë të re nga Komuna e Zhelinës nga qendra për menaxhim me kriza janë lëshuar aeroplan për shuarjen e zjarrit të deponisë. Andaj, sipas Demirit, nuk ka vend për politik kur është në shprehje shëndeti qytetarëve, në komunikim të drejtëpërdrejtë nga mëngjesi me drejtorin e qendrës për menaxhimin e krizave Stojançe Angelov.

    “Nuk ka vend për politik kur është në shprehje shëndeti qytetarëve, në komunikim të drejtëpërdrejtë nga mëngjesi me drejtorin e qendrës për menaxhimin e krizave Stojançe Angelov, Ne i’u kemi informuar se do të intervenohet menjëherë pas konstatimit të situatës në deponinë e ndezur dhe sot tri aeroplanë shihen mbi deponinë. Prandaj, duke e pasur parasysh se situata në deponinë po përkeqësohet, sot me kërkesë të re nga Komuna e Zhelinës nga qendra për menaxhim me kriza janë lëshuar aeroplan për shuarjen e zjarrit të deponisë. Falenderojmë ministrin e MPB mikun tim Oliver Spasovski dhe drejtorin e Qendrës për menaxhimin me kriza Stojançe Angelov. Ne do të mbetemi në fjalën tonë dhe me të gjithë dhe do të jemi në kordinim deri në shuarjen totale të zjarrit të deponisë në f.Dëbërc. P.s nuk është mirë njëher të luhet roli viktimës, dhe pastaj të gëzohen meritat e drejtorit dhe ministrit dhe të jemi të saktë ashtu siç ishim ditë më parë se do të dorëzohet kërkesë nga Komuna dhe pushteti qendror do të intervenoj dhe ja që sot u bë”, thotë Demiri.

    Ndryshe, edhe pse ka qenë premtim i mëhershëm i kryetarit Blerim Sejdiu për dislokimin e deponisë, por ai nuk arriti ta përmbush këtë premtim para banorëve të Dëbërcës, me arsyen se përkundër kërkesave të njëpasnjëshme drejtuar Ministrisë së Ekologjisë, për ta ndihmuar me mjetet e nevojshme për dislokimin e deponisë, mjetet në vlerë prej 70 mijë eurove akoma nuk janë lëshuar. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Oda e Mjekëve: Prokuroria dhe MPB të na mbrojnë nga reklamat e rreme

    Lajmi i rradhës

    Gjykata e liron Bedri Krasniqin nga aktakuza për vrasjen e dy policëve në mars të 2004

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë