Gjykata Kushtetuese e refuzoi kërkesën e ish-gjykatësit Pançevski

    Gjykata Kushtetuese e refuzoi ish-gjykatësin Vlladimir Pançevski. Kërkesa e tij kishte të bënte me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të tij, pasi thotë se është diskriminuar, për shkak të përkatësisë së tij politike.

    Pançevski gjithashtu u ankua se nuk i ka gëzuar të drejtat e njëjta sikurse gjykatësit dhe kryetarët e gjykatave të tjera. Gjykatësit kushtetues e refuzuan kërkesën e tij për shkak se lënda kundër tij nuk ka përfunduar dhe Apeli duhet të vendosë sërish.

    “…procedura pranë gjykatave të rregullta ende nuk ka përfunduar, mungon një nga elementet bazë të parashikuar në nenin 51 të Rregullores së Gjykatës, në fakt ekzistimi i aktit juridik, që të mundet Gjykata ta vlerësojë bazën e kërkesës së parashtruar”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.

    Kërkesa e Paçevskit për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të tij u vendos në rend dite në Gjykatën Kushtetuese, pasi Gjykata Supreme ia shfuqizoi dënimin me burg. Ai në Shutkë qëndroi vetëm dy javë.

    Tani Gjykata e Apelit pritet të mblidhet sërish dhe të vendosë për dënimin me tre vjet e gjysmë burg, të cilin e shqiptoi gjykata e Velesit për Pançevskin. Sipas aktakuzës, Pançevski si kryetar i gjykatës penale ka keqpërdorur funksionin e tij dhe ka manipuluar me sistemin AKMIS, përmes të cilit bëhet shpërndarja e lëndëve të gjykatësit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ish i dënuari padrejtësisht për rastin Sopoti, pajiset me shtetësi

    Lajmi i rradhës

    Kuvend, përplasje për aktivitetet e deputetëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë