Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë thotë se ndalimi njëvjeçar i TikTok-ut ishte antikushtetues

    Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vendosi të mërkurën se ndalimi njëvjeçar i platformës sociale TikTok nga Qeveria, i cili skadoi muajin e kaluar, ishte antikushtetues dhe shkeli lirinë e fjalës.

    Ndalimi, i vendosur vitin e kaluar dhe fillimisht i lidhur me vdekjen e një nxënësi 14-vjeçar në Tiranë pas bullizmit në internet, bëri që platforma kineze e videove të shkurtra të ndalohej për të gjithë përdoruesit në vend.

    Në atë kohë, TikTok-u tha se përleshja mes nxënësve nuk e kishte zanafillën në platformën e tyre.

    Ndalimi përfundoi më 5 shkurt 2026 dhe Qeveria përmendi “mekanizma të rinj sigurie” të zbatuar nga TikTok.

    Në vendimin e saj të mërkurën, Gjykata Kushtetuese tha se Qeveria nuk kishte shqyrtuar mjaftueshëm pasojat e zbatimit të një ndalimi të tillë dhe nuk kishte “provuar në mënyrë bindëse se bllokimi i përgjithshëm i platformës përbën mjetin e vetëm efektiv dhe të domosdoshëm për t’i arritur qëllimet”.

    Ajo gjithashtu tha se ndalimi shkeli lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes.

    Vendimi u dha në përgjigje të një kërkese të paraqitur marsin e kaluar nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative (BIRN).

    Partitë opozitare e akuzuan Qeverinë se po përpiqej t’i heshtte ato duke ndaluar platformën disa javë para zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, gjë që Qeveria e mohon. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Mbi 160 pacientë në RMV presin transplantin e veshkës

    Lajmi i rradhës

    VLEN ndërmjet bashkimit dhe përçarjes politike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë