Gjykata Kushtetuese ka ngritur procedurë për vlerësimi e kushtetutshmërisë së dispozitës së Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve që ka të bëjë me ndihmën shtetërore për fëmijët e porsalindur. Me vendimin e gjykatës për ngritjen e procedurës, d.m.th. hyrja në fazën e radhës në të cilën vlerësohet kushtetutshmëria e dispozitave të kontestuara dhe harmonizimi i tyre me nenin 8, i cili ka të bëjë me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe qytetarit, të njohura me të drejtat ndërkombëtare dhe të konfirmuara me Kushtetutë.
“Gjykata me shumicë votash shprehu dyshime për respektimin e dispozitave kushtetuese të vendimit ligjor që shteti jep ndihmë financiare vetëm për fëmijën e parë dhe të dytë të porsalindur, duke diskriminuar kështu fëmijët e ardhshëm të lindur në familje. Sipas Gjykatës Kushtetuese, në këtë ligj, konkretisht në nenin 36, kontestohen pjesë të caktuara, të cilat përmbajnë termat i pari dhe i dyti, dhe i referohen të porsalindurve, pjesë e paragrafit 3 si dhe i gjithë paragrafi 2 të cilin do ta citoj: “Për të porsalindurin e parë dhe të dytë konsiderohet fëmija që është fëmija i parë dhe i dytë i gjallë, sipas radhës së lindjes së nënës, i cili rend përcaktohet në të njëjtën mënyrë kur nëna lind disa fëmijë njëherësh. Gjithashtu, e gjithë kjo pikë kontestohet edhe para Gjykatës Kushtetuese”, tha Hristina Bellovska, zëdhënëse e Gjykatës Kushtetuese.
Ndryshe Apostol Simovski, drejtor i Entit të Statistikës në Maqedoninë e Veriut, duke komentuar shpërblimin për fëmijën e tretë, e vlerësoi si “politikë e gabuar”.
Simovski tha se është kundërshtar i madh i politikave të tilla demografike, për shkak se asnjëherë dhe askund nuk kanë dhënë rezultate. Ato masa mund të japin rezultate për një vit, më shumë dy, e jo më shumë.
Sipas tij duhet të veprohet ndryshe, që fillimisht mos të shpërngulet popullata fertile, ajo që duhet të lindë – gjyshet nuk mund ta rrisin natalitetin, nuk e jep natyra këtë mundësi. Nëse nuk keni popullatë që janë bartës potencial të natalitetit të ardhshëm, ju mund të bëni ç’të doni, nuk do të arrini kurrfarë qëllimi. /Nistori/