Gjykata Supreme solli vendim që nuk do të ketë gjykim të ri për rastin e Kumanovës

    Për lëndën “Lagja e Trimave” apo siç njihet edhe si Rasti i Kumanovës nuk do të ketë gjykim të ri, vendosi Gjykata Supreme.

    Siç ka mësuar Fokus, në vendim shkruan se “ankesat e të akuzuarve janë refuzuar si të pabaza”.

    Ndërkaq aktgjykimi i shkallës së dytë, për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015, shpalli fajtor 33 persona për veprën “terrorizëm”. Gjykata e Apelit e konfirmoi vendimin e Gjykatës Penale me çka shtatë persona u dënuan me burg të përjetshëm, 13 nga 40 vite, gjashtë nga 20 vite, një person me 18 vjet burg kurse dy persona me 13 dhe 14 vjet. Në ngjarjet e Kumanovës, jetën humbën e tetë policë dhe 10 anëtarë të grupit të armatosur./TV21/

    Lajmi Paraprak

    RMV, pikëpagesat fitojnë mbi 46 milionë euro në vit, këtë vit pritet mbi 50 milionë

    Lajmi i rradhës

    OKB reagon pasi Kosova e shpalli ”non-grata” zyrtarin rus të UNMIK-ut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë