RMV, pikëpagesat fitojnë mbi 46 milionë euro në vit, këtë vit pritet mbi 50 milionë

    Mbi 46.4 milionë euro janë të hyrat vjetore nga pikëpagesat për vitin 2020, që është për 2.8 milionë euro më shumë në krahasim me vitin 2018 dhe për 12.1 milionë më shumë në krahasim me vitin 2020.

    Mbi 25% e të hyrave vjet janë realizuar përmes pagesës elektronike në Korridorin 10. Sivjet, ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” pret të hyra mbi 50 milionë euro, vendosja në funksion të pikëpagesave në Preod dhe Kadrifakovo në autostradën Shkup Shtip si dhe pagesë me sistem elektronik në pikëpagesat aktuale në Korridorin 10.

    Drejtori i ndërmarrje publike “Rrugët e Maqedonisë”, Ejup Rustemi sqaron se sivjet 170.000.000 denarë janë më shumë në arkat e pikëpagesave në krahasim me vitin 2019, ndërsa viti për 747.583.000 denarë ka më shumë në krahasim me vitin 2020.

    “Në vitin 2019 kishte gjithsej 2.681.866.666 denarë, ndërsa në vitin 2020 kishte 2.092.981.055 denarë, kurse në sivjet ka 2.853.668.980 denarë ose mbi 46.4 milionë euro”, tha Rustemi.

    Lajmi Paraprak

    I buzëqeshim (vetëm) celularit

    Lajmi i rradhës

    Gjykata Supreme solli vendim që nuk do të ketë gjykim të ri për rastin e Kumanovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë