Gjykatat luajnë “ping-pong” me rastin e deponisë në Strugë

    Gjykatat luajnë “ping-pong” me padinë e ngritur nga ekipi i avokatëve kundër Ministrisë së mjedisit, komunës së Strugës dhe ndërmarrjes komunale për hedhjen e mbetjeve në deponinë ilegale në hyrje të qytetit. Pas një viti zvarritje, Gjykata e Apelit në Manastir në muajin nëntor e ktheu lëndën në Gjykatën e Strugës për shkak të paqartësive në padi, në seancën e sotme në Strugë është kthyer sërish në Manastir. Përfaqësuesi ligjor i Ndërmarrjes komunale në Strugë ka kërkuar që Apeli të shpallet jokompetent dhe të hidhet poshtë padia ndaj tyre.

    Për këtë sjellje të gjykatave, kanë reaguar avokatët e paditësit, më saktë Shoqata e juristëve të rinj. Sipas saj, nëse gjykatat vendase shpallen jokompetente ose për ndonjë arsye çështja nuk zgjidhet në vend, atëherë do të shpallin procedurë në Gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg.

    “Shpresojmë për sukses në këtë kontekst, sigurisht duke pasur parasysh praktikën e Gjykatës evropiane të të drejtave të njeriut në Strasburg për raste të tilla dhe të ngjashme të ekzistimit të deponive të dëmshme pa standarde”.

    Paditësit kërkojnë që gjykata të ndalojë hedhjen e mëtejshme të mbeturinave në afërsi të Strugës si dhe zona të pastrohet dhe rivitalizohet. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kush qëndron pas grafikës së Skënderbeut?

    Lajmi i rradhës

    “Perëndimi ka shkuar shumë larg me përkëdheljen e Serbisë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë