Gjysma e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

    Afro 50% e shqiptarëve të grupmoshës 30-79 vjeç vuajnë nga hipertensioni. Alarmi është dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas së cilës vendi ynë ndodhet mbi mesataren globale përsa i përket numrit të personave të prekur me hipertension”.

    Janë afro 800 mijë persona të prekur me hipertension.

    “53% e vdekjeve botërore janë kardiovaskulare. Faktorët që ndikojnë janë mosha, hipertensioni, diabeti, duhani dhe mungesa e aktivitetit. Një pjesë e mirë e pacientëve janë të panjohur me sëmundjen, sëmundja e heshtur që në 50% të rasteve vjen pa ankesa, humbje ekuilibri apo zhurmë në vesh.”

    “Akoma më shqetësues është fakti se vetëm 11% e të prekurve me hipertension në Shqipëri e mbajnë nën kontroll atë. Duke qenë se nuk kanë shenja klinike, ata nuk priren që të marrin mjekim dhe ta mbajnë nën kontroll.”

    “I cilësuar si vrasësi i heshtur, hipertensioni së bashku me diabetin dhe mungesën e aktivitetit fizik po rrisin numrin e të prekurve me sëmundjet kardiovaskulare.”

    “Faktorët e modifikueshëm janë mbipesha, duhani dhe aktiviteti fizik. Janë po aq të rinj sa edhe të moshuar të prekur nga hipertensioni.”

    Nga të prekurit me hipertension, 63% janë gra dhe 37% janë meshkuj. /TV Klan/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë është celiakia?!

    Lajmi i rradhës

    Nga 54 kërkesa për dëmshpërblim të viktimave të dhunës në RMV, shteti ka miratuar vetëm një – në vlerë prej 500 eurosh

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë