Gratë kërkojnë më shumë panaire për shitjen e produkteve

    Punime dore, veshje kombëtare dhe produkte të tjera artizanale u ekspozuan në panairin “Gratë në Biznes”, i cili nisi të hënën, më 3 gusht, në Prishtinë dhe do të zgjasë deri më 5 gusht. Gratë pjesëmarrëse në panair kërkuan që aktivitete të tilla të organizohen më shpesh, pasi sipas tyre, panairet u krijojnë mundësi për t’i ekspozuar dhe shitur produktet e tyre. Panairi u organizua nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit e Kosovës (MINTI).


    Në Prishtinë ka nisur panairi "Gratë në Biznes" dhe do të jetë i hapur deri më 5 gusht.
    1Në Prishtinë ka nisur panairi “Gratë në Biznes” dhe do të jetë i hapur deri më 5 gusht.
    Shpresa Makasqi kishte ekspozuar në panair çanta dhe aksesorë të ndryshëm. Ajo merret me këtë biznes prej 15 vjetësh dhe tha se panairet janë ndër mundësitë e vetme për t’i shitur produktet e saj.“Nuk kemi ku t’i shesim produktet, vetëm nëpër panaire. Këto aktivitete janë të nevojshme sepse puna jonë varet nga panairet. Duhet të organizohen sa më shpesh, ose të ndahen shtëpiza nëpër qytete të ndryshme”, tha Makasqi për Radion Evropa e Lirë.
    2Shpresa Makasqi kishte ekspozuar në panair çanta dhe aksesorë të ndryshëm. Ajo merret me këtë biznes prej 15 vjetësh dhe tha se panairet janë ndër mundësitë e vetme për t’i shitur produktet e saj.

    “Nuk kemi ku t’i shesim produktet, vetëm nëpër panaire. Këto aktivitete janë të nevojshme sepse puna jonë varet nga panairet. Duhet të organizohen sa më shpesh, ose të ndahen shtëpiza nëpër qytete të ndryshme”, tha Makasqi për Radion Evropa e Lirë.
    Disa punime të ekspozuara nga Nazlie Statovci në panairin e këtij viti.
    3Disa punime të ekspozuara nga Nazlie Statovci në panairin e këtij viti.
    Nazlie Statovci, 66 vjeçe, thur çorape në panairin “Gratë në Biznes”. Ajo është përdoruese e karrocës që nga lufta e fundit në Kosovë dhe thotë se punimet e dorës i kanë lehtësuar jetën.“Me punë dore qetësohem shumë”, tha Statovci për Radion Evropa e Lirë.
    4Nazlie Statovci, 66 vjeçe, thur çorape në panairin “Gratë në Biznes”. Ajo është përdoruese e karrocës që nga lufta e fundit në Kosovë dhe thotë se punimet e dorës i kanë lehtësuar jetën.

    “Me punë dore qetësohem shumë”, tha Statovci për Radion Evropa e Lirë.
    Qeveria në detyrë e Kosovës thotë se gjatë mandatit të kaluar ka punuar për fuqizimin ekonomik të grave. Numri i të punësuarve është rritur nga rreth 303 mijë në vitin 2019 në 410 mijë, ndërsa në tregun e punës janë përfshirë edhe rreth 53 mijë gra dhe vajza të reja.
    5Qeveria në detyrë e Kosovës thotë se gjatë mandatit të kaluar ka punuar për fuqizimin ekonomik të grave. Numri i të punësuarve është rritur nga rreth 303 mijë në vitin 2019 në 410 mijë, ndërsa në tregun e punës janë përfshirë edhe rreth 53 mijë gra dhe vajza të reja.
    Leonida Jakaj (djathtas), studente në Fakultetin e Dizajnit Grafik në Ferizaj, për herë të parë mori pjesë në panair, ku ekspozoi produktet e saj. Ajo tha se pjesëmarrja në panair i krijon mundësi të gjejë klientë të rinj dhe të promovojë produktet e saj.
    6Leonida Jakaj (djathtas), studente në Fakultetin e Dizajnit Grafik në Ferizaj, për herë të parë mori pjesë në panair, ku ekspozoi produktet e saj. Ajo tha se pjesëmarrja në panair i krijon mundësi të gjejë klientë të rinj dhe të promovojë produktet e saj.
    Nga mbi 265 mijë biznese të regjistruara në Kosovë, rreth 48.500 udhëhiqen nga gratë, që përbën mbi 18 të bizneseve.
    7Nga mbi 265 mijë biznese të regjistruara në Kosovë, rreth 48.500 udhëhiqen nga gratë, që përbën mbi 18 të bizneseve.
    Mirsime Muqiqi (djathtas) kishte ekspozuar në panair produktet e saj të punuara me dorë. Ajo nuk ka një lokal apo hapësirë të përhershme ku mund t’i shesë produktet, ndaj panairet janë një nga mundësitë kryesore për t’i ekspozuar dhe shitur ato.
    8Mirsime Muqiqi (djathtas) kishte ekspozuar në panair produktet e saj të punuara me dorë. Ajo nuk ka një lokal apo hapësirë të përhershme ku mund t’i shesë produktet, ndaj panairet janë një nga mundësitë kryesore për t’i ekspozuar dhe shitur ato.
    Një veshje tradicionale e ekspozuar në panair.
    9Një veshje tradicionale e ekspozuar në panair.
    Përveç veshmbathjeve të ndryshme, në panair u ekspozuan edhe produkte ushqimore, sikurse mjalti.
    10Përveç veshmbathjeve të ndryshme, në panair u ekspozuan edhe produkte ushqimore, sikurse mjalti.
    Një person duke blerë produkte të ekspozuara nga gratë biznesmene në panairin e organizuar në qendër të Prishtinës.
    11Një person duke blerë produkte të ekspozuara nga gratë biznesmene në panairin e organizuar në qendër të Prishtinës.
    Produkte druri të ekspozuara në panair.
    12Produkte druri të ekspozuara në panair.
    Vetëm gjatë këtij viti në Kosovë janë regjistruar mbi 2.200 biznese me pronare gra.
    13Vetëm gjatë këtij viti në Kosovë janë regjistruar mbi 2.200 biznese me pronare gra.
    Numri më i madh i grave të punësuara në Kosovë është në sektorin e tregtisë, aktivitetet e shërbimeve, gastronomi, si dhe në industrinë përpunuese dhe prodhuese.
    14Numri më i madh i grave të punësuara në Kosovë është në sektorin e tregtisë, aktivitetet e shërbimeve, gastronomi, si dhe në industrinë përpunuese dhe prodhuese.
    Mimoza Kusari -Lila, ministre në detyrë e MINTI-t premtoi se Qeveria do të angazhohet për rritjen e mëtejshme të numrit të grave në biznes dhe për krijimin e mundësive për promovimin e produkteve të tyre.
    15Mimoza Kusari -Lila, ministre në detyrë e MINTI-t premtoi se Qeveria do të angazhohet për rritjen e mëtejshme të numrit të grave në biznes dhe për krijimin e mundësive për promovimin e produkteve të tyre. REL
    Lajmi Paraprak

    Ditë të nxehta e presin Maqedoninë, deri në 41°C!

    Lajmi i rradhës

    Disa prej gjërave që fëmijët i kujtojnë përgjithmonë nga prindërit e tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë