GREVA NË DAP! A rrezikohet pagesa e rrogave?

    Greva e Drejtorisë për të Ardhura Publike është anuluar në kërkim të zgjidhjes së problemit. Sindikata e të punësuarve në këtë dikaster kërkon paga më të larta me 30 për qind në një grevë që po zgjat tre javë. Të punësuarit në DAP kërkon të respektohen marrëveshja kolektive dhe tu rriten të ardhurat ngjashëm me të punësuarit në Ministrinë e Financave. Zgjidhja do të kërkohet përmes mediatorit të ri Ilija Manasiev, në vend të Lazar Jovevski që është jashtë shtetit. Ndërmjetësi i ri në një afat prej ter ditësh duhet të thërrasë takim midis Sindikatës dhe Drejtorisë së DAP. Në të kundërtën, të punësuarit në Drejtorin për të Ardhura Publike kanë kërcënuar me grevë të përgjithshme nëse nuk arrihet marrëveshje, në vend të grevës për nga dy orë në ditë që e kanë realizuar në periudhën e kaluar.

    Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi vlerëson se kërkesat e DAP për paga më të lartë nuk janë plotësisht në përputhje me ligjet dhe bën të ditur se Marrëveshja e përgjithshme Kolektive me metodologjinë e re, e cila do të prezantohet të enjten në Këshillin Ekonomik dhe Social, do të jetë pjesë e zgjidhjes.

    Sindikata e DAP mbetet në qëndrimin se po kërkojnë atë që u takon sipas Marrëveshjes Kolektive ekzistuese që është në fuqi. Me grevë në rast se nuk ju rriten pagat kanë kërcënuar edhe Dogana.

    Ministri i Financave, Fatmir Besimi është i bindur se punonjësit e Doganës nuk do të bllokojnë kufijtë, ndërsa llogaritjen e pagave për punëtorët normalisht do ta bëjnë punonjësit e Drejtorisë për të Ardhurave Publike. Besimi thotë se i kupton kërkesat e punonjësve në të dyja institucionet, por se kërkohet një zgjidhje e qëndrueshme sistematike për rritjen e pagave të punonjësve në administratë, e cila do të vlejë për të gjithë. Sipas tij, institucionet duhet të funksionojnë dhe të punësuarit të jenë profesionistë.

    Nga Oda ekonomike e Maqedonisë thonë se është e palejueshme që të punësuarit në DAP, të kërcënojnë me bllokimin e pagesës së pagave të kompanive.

    “Pa hyrë fare në arsyetimin e kërkesave të punonjësve të DAP, theksojmë se bëhet fjalë për një mosmarrëveshje ndërmjet Qeverisë dhe punonjësve të organeve brenda saj dhe për rrjedhojë kjo është krejtësisht e papranueshme dhe e palejueshme që punonjësit e DAP nëpërmjet Organizatës Sindikale, të kërcënojnë me çfarë do lloj bllokimi për pagesën e pagave të subjekteve ekonomike dhe punonjësve të tyre. Kërcënime dhe masa të tilla mund të merren ndaj punonjësve të Qeverisë dhe zyrtarëve të saj, e jo ndaj subjekteve ekonomike dhe punonjësve të tyre, të cilët në fakt janë mbushësit kryesorë të buxhetit të shtetit”, theksojnë nga Oda ekonomike e Maqedonisë.

    Për më tepër, Oda ekonomike ju rekomandon subjekteve afariste, që nëse realizohen kërcënimet e DAP për bllokimin e pagesës së pagave përmes të vetmit sistem të centralizuar të pagave nën kontrollin e këtij organi shtetëror, të mbrojnë punonjësit e tyre duke paguar pagat neto në formën e një transferte të parave duke mos paguar kontributet sociale dhe tatimin mbi të ardhurat personale. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Zjarrfikësit e Tetovës në gjah pas gjarpërinjve

    Lajmi i rradhës

    Perimet dhe frutat që nuk e durojnë dot njëra tjetrën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë