“Greva nuk shkon në favor të procesit arsimor dhe nxënësve”

    Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha se greva nuk shkon asnjëherë në favor të procesit arsimor dhe nxënësve që janë dhe duhet të mbeten fokusi dhe prioriteti ynë. Deri më tani, të gjitha sfidat me SASHK-un i kemi zgjidhur së bashku, në tavolinë dhe përmes dialogut konstruktiv. Kështu do të jetë edhe këtë herë.

    “Edhe pse ka kushte krize, shëndetësore, ushtarake dhe ekonomike, ne debatojmë me Sindikatën për të gjetur një zgjidhje nga e cila nuk do të ketë palë të pakënaqur. Besoj se do të ndodhë së shpejti, pas së cilës do ta informojmë opinionin”, tha Shaqiri.

    Në prag të grevës së paralajmëruar nga SASHK, Shaqiri thotë se pagat në arsim në tre vitet e fundit janë rritur për 21 për qind, në shumën absolute për 4.000 denarë për mësues me 10 vite stazh, dhe thekson se mësuesit janë hallka më e rëndësishme në procesin arsimor.

    Shaqiri thotë se MASH në vazhdimësi punon në rritjen e motivimit të mësuesve dhe përmirësimin e kushteve për punë. /AIM/

    Lajmi Paraprak

    Muhamed Zeqiri, dyshohet të jetë funksionari që hetohet nga Prokuroria

    Lajmi i rradhës

    BE-ja miraton pakon e pestë me sanksione kundër Moskës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë