Gropat e hapura në Dibër shndërrohen në deponi!

    Foto: Ilustrim

    Tanimë një kohë të gjatë shumë gropa që hapen për ndërtimin të ndërtesave kolektive apo shtëpive individuale, për shkak të vonesës në ndërtim, paraqesin rrezik sidomos për fëmijët meqë janë shumë të thella, por ato njëherit janë kthyer edhe në deponi ku për çdo ditë hidhen sasi të mëdha të mbeturinave.

    Situata shqetëson qytetarët por deri tani kompetentët nuk kanë ndërmarr asgjë. Reagimet janë aq të mëdha sa një pjesë të anëtarëve të Këshillit të Komunës Dibër, ashpër reaguan në seancën e fundit dhe kërkuan nga pushteti vendor të ndërmerr aktivitete me qëllim të tejkalohet ky problem.

    Këshilltari Shkëlqim Xhafa thotë se nuk mund të tolerohen vonesat të institucioneve përkatëse që të hapen gropa të mëdha dhe ata të lihen një kohë të gjatë të hapura. Gropat të këtilla të gatshme për të filluar ndërtimet ka një afërsi të tregut të ri të qytetit, në rrugën qendrore “8 shtatori” në afërsi të Qendrës për kulturë etj.

    “Kjo është një përgjegjësi e madhe meqë këta gropa janë rrezik i përditshëm për fëmijët, por janë shndërruar edhe në deponi. Hidhen mbeturina të ndryshme dhe pastaj paraqesin një rrezik për sëmundje infektive”, tha anëtari i Këshillit të komunës Dibër Shkëlqim Xhafa.

    Po të njëjtin mendim dhe kërkesë patën edhe këshilltarë të tjerë të cilët poashtu kërkuan që organet kompetente të bëjnë punën e tyre dhe të reagojnë ashtu siç parasheh ligji.

    Duke dhënë sqarime për këta probleme përfaqësuesi i sektorit për urbanizëm pranë komunës Dibër Gazmend Cami thotë se bëhet fjalë për aktivitete të investitorëve të cilët hapin gropat për të filluar ndërtimet por nuk kanë leje për ndërtime. Normalisht, sipas tij, kjo nuk duhet të tolerohet dhe është çështje e inspektorëve komunal.

    Ai shton se investitorët shpeshherë ndërmarrin aktivitete në duart e tyre dhe prandaj një kohë të gjatë ka raste në Dibër kur gropat mbeten hapur. Në sektorin për urbanizëm punohet në përputhje me ligjin, por ligji sa i takon ndërtimit të objekteve nuk përcakton ndonjë afat meqë investitorët në momente kanë probleme financiare. Kjo situatë faktikisht mundëson që ndërtimet të bëhen një kohë të gjatë, gjë që normalisht shkakton probleme. Prandaj edhe këshilltarët përveç gropave të hapura reagojnë edhe në lidhje me ndërtimet të objekteve që vazhdojnë me vite në rrugën qendrore “8 shtatori”, dhe faktikisht shpeshherë gjatë ndërtimeve rrezikohet edhe jeta e qytetarëve. Materialet vendosen nëpër trotuare dhe ndërtimi i objekteve të larta bëhet pa ndonjë mbrojtje që është paraparë me ligj.

    Në këtë drejtim në një seancë të mbajtur në pushtetin vendor nga ana e këshillit është kërkuar edhe një angazhim më i madh i inspektorëve qofshin inspektor komunal qofshin shtetëror të cilët shpeshherë tolerojnë dhe rrezikohet jeta dhe ambienti jetësor në qytetin e Dibrës. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Lidhja e fortë mes mbipeshës, problemeve të frymëmarjes dhe azmës

    Lajmi i rradhës

    Institucionet e BE-së “nuk janë në dijeni” për propozimin franko-gjerman

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë