PSE HESHTIN ARTISTËT..?

    Lirim Alija

    Tragjedia e popullit nuk fillon atëherë
    kur shfaqen anomalitë
    dhe diskriminimi i tij;
    por kur ndaj këtyre gjërave heshtin intelektualët, artistët…
    poetët në veçanti

    Ata, me talentin dhe guximin e tyre,
    duhet t’i sulmojnë ashpër
    për hir të së vërtetës;
    dukuritë e ndryshme negative
    që kanë ngulfatur shoqërinë
    në çdo sferë të jetës

    Natyrisht, kjo s’është arenë e mbyllur
    ku do qëronim hesapet
    njëherë e përgjithmonë me të;
    por, makineria e së keqes
    s’mund të shkatërrohet aq lehtë,
    pa bërë asgjë

    Në çdo kohë, artistët dhe poetët
    kanë qenë një lloj akademie
    që kurrë s’ka heshtur;
    me fjalë popullin e kanë ngritur
    nga shtrati i vdekjes
    kur ka dergjur

    Mirëpo, çka ndodh me ne…
    a kemi në mesin tonë njerëz
    të kësaj natyre?
    Padyshim, me qindra, mijëra
    por, vështirë e kam ta kuptoj
    heshtjen e tyre

    Kemi vlera shumë të çmuara,
    thesare që gjithsesi duhet
    të dalin në sipërfaqe;
    t’ia kthejnë shkëlqimin dhe aromën
    kësaj bote të mallkuar
    dhe shëmtaraqe.

    Lajmi Paraprak

    Grubi – BE-së: Ne sakrifikuam mjaft, tani është radha juaj!

    Lajmi i rradhës

    Sa është e vërtetë se për vaksinat “Sinopharm” është paguar një çmim më i lartë se vaksinat tjera?

    Lajme tjera

    Jabanxhi

     Xhabir Tabaku jabanxhi mori kodrat me vrap. ishin kodra të thata shkëmbinjsh ngjyre të murrmë. ndonjë pishë shatorre…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë