Zëvendëskryeministri dhe njëherit ministër për sistem politik, Artan Grubi sot deklaroi se rreziku më i madh për ekonominë është korrupsioni, dhe jo korona. Baza fillestare për rimëkëmbjen ekonomike është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, përcjell Nistori.
“Armiku kryesor dhe i vërtetë i zhvillimit është korrupsioni. Korrupsioni, pengon rritjen tonë në shumë mënyra dhe paraqet kërcënim të sigurisë për demokracinë. Minon besueshmërinë e institucioneve dhe proceseve”, kështu është shprehur Grubi në konferencën “Skopje Economic Finance Forum 2021 – Economic Recovery and Growth Beyond Covid”!.
Sipas Grubit, kjo është një pikënisje për të ndërtuar një kulturë integriteti institucional dhe personal, si dhe atë të sjelljes etike. /Nistori/